Basha: Zgjedhjet u shkatërruan

Shqipëria

Basha: Zgjedhjet u shkatërruan

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 12:16

“Zgjedhjet u shkatërruan”.

Kështu deklaroi kryetari i PD, Lulzim Basha, pas takimit me drejtuesen e Misionit të Vëzhguesve të ODIHR, Audrey Glover.

Sipas Bashës duhet rishikuar i gjithë sistemi.

Në përfundim të takimit, në një prononcim për mediat, Basha tha se zonja Glover është njohur me shkelje të dokumentuara, që variojnë sipas tij nga shit-blerja e votave e deri tek kërcënimi i administratës publike.

“Takimi me zonjën Glover ishte shumë produktiv. Folëm për shkeljet në procesin zgjedhor. PD është në procesin e hartimit të një raporti të detajuar të shkatërrimit të standardeve zgjedhore që kulmuan ditën e zgjedhjeve, por që kishin nisur që në fushatë. Shqetësimet tona dhe të ODIHR-it janë të përbashkëta sa i takon shit-blerjes së votës, përdorimit të bandave kriminale, falsifikimit të kartave të identitetit, presionit mbi administratën publike, etj”, tha Basha.

“Kjo shkelje e standardeve në zgjedhjet e 21 qershorit është e dokumentuar dhe se opozita do të nisë një betejë për të zhbërë këtë sistem manipulimi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat