Ura e Zogut, gërryerjet po dëmtojnë këmbët e monumentit të kulturës

Shqipëria

Ura e Zogut, gërryerjet po dëmtojnë këmbët e monumentit të kulturës

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 10:23

Ura me Harqe, e shpallur monument kulture cdo ditë e më tepër po humbet vlerat e saj. marrja e inerteve në lumin Mat, ka dëmtuar këmbët e urës, ndërkohë që prej kohësh nga ajo vidhen pjesë metalike për skrap.

Ura me harqe e njohur edhe me emërtimin e vjetër Ura e Zogut në Milot po degradohet nga moskujdesja.

Ndërkohe gerryerjet në lumin Mat pas marrjes së inerteve, pranë urës me harqe, ka dëmtuar këmbët e saj. Pilotat e urës kane dalë ne siperfaqe deri edhe ne 2.5 metra.

Historiani Zef Kola apelon që të kthehet në vëmendje ky monument kulture.

Prej disa kohesh ky objekt që është dhe monument kulture po demtohet nga persona te papergjegjshem që po vjedhin pjeset metalike me vlerë, për skrap. Gradualisht urës me harqe po i humbet bukuria e dikurshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat