Hila: Koço po ha një Jug, që nuk e hëngri dot as greku

Shqipëria

Hila: Koço po ha një Jug, që nuk e hëngri dot as greku

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 09:56

Gazetari Dritan Hila vazhdon kritikat e tij të ashpra për deputetin socialist Koço Kokëdhima.

“Për Koçon që po ha një Jug të tërë, që nuk e hëngri dot as greku. Kemi një jetë që themi “greku, greku”, por Koço po bën kërdinë,” shkruan ai në FB.

Bashkëngjitur ai poston shkrimin e radhës në GSH.

“Tej propagandës-klishe që përmend Koço Kokëdhima për masakrën urbane të Sarandës, kjo masakër ka ndaluar në vitin 2011. Sarandjotët thonë se Stefan Çipa nuk ka dhënë asnjë leje ndërtimi. Por për këtë, në vend të vlerësohej, u hoq nga Kokëdhima. Në pragzgjedhjet e vitit 2011, 8 nga 9 njësi vendore të qarkut Sarandë mbaheshin nga e djathta, dhe pas zgjedhjeve raporti ndryshoi në 8 me 9 në favor të së majtës. Asnjë nga këta fitues nuk u rikandidua për shkak të vetos së Koços. Në vend të tyre, janë kandiduar persona që promovimin e tyre ia dedikojnë atij. E vërteta është që Sarandës nuk ka çfarë t’i shtosh një gur. Por me ndarjen e re territoriale, zonat ku influencon Kokëdhima shtrihen në hapësira ende të virgjëra si bregdeti dhe fusha e Vurgut. Dhe që këtej fillon shqetësimi me emërimet e njerëzve të panjohur. Në këtë hapësirë janë planifikuar dhe janë gati projektet apo janë ndërtuar dhe presin shfrytëzimin si në rastin e landfillit, edhe një port jahtesh, ujësjellësi i qytetit si dhe aeroporti. Kush nga këta kryetarë bashkish pa emër do të jetë në gjendje të kundërshtojë super-deputetin që në emër “të së mirës së popullit” të drejtojë lumin e parave te firmat e tij për zbatimin e projekteve ekzistuese apo atyre që do bëhen? Askush! Kush do ta pengojë të planifikojë rrugë që shkojnë drejt zonave të shkreta aktualisht, por lehtas të përvetësueshme në kaosin pronësor që ka vendi? Asnjeri! Cili do të jetë në gjendje t’i thotë “Jo” degradimit territorial dhe t’i bëjë oponencë një feudali të tillë?

Fenomeni “Kokëdhima” dhe derivati i saj “Koka” është vdekja e meritokracisë, e vlerave dhe konkurrencës së tyre si themeli bazë i demokracisë. Pas kësaj askush nuk ka interes të zhvillojë personalitetin e tij, të shënojë rekorde apo të japë kontribut politik, të ketë kurajën të kundërshtojë fenomenet negative si aset i tij në sytë e opinionit publik. Do të mjaftojë të bëjë garë kush të lëpijë prapanicën e shefit,” shkruan Hila./opozita

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat