Mandati i fundit për Bashkim Finon

Shqipëria

Mandati i fundit për Bashkim Finon

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 07:00

Në axhendën e Komisionit të Ligjeve ishte sot edhe ndryshimi në marrëveshjen për terminalin e trageteve të Portit të Durrësit, që është nën administrimin e ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës. Por përfaqësimi i ministrisë që drejtohet nga Edmond Haxhinasto me një inxhinier projektesh irritoi dy deputetë të PS.

Një gjë e tillë nuk është pritur mirë së pari nga kryetari i Komiisonit të Ligjeve Fatmir Xhafaj, i cili e ka kritikuar përfaqësimin e ministrisë me një nivel kaq të ulët.

Por edhe më i ashpër ka qenë kolegu i tij deputet Bashkim Fino, i cili e ka quajtur të papranueshme këtë sjellje nga ana e ministrisë dhe madje është ngritur dhe e ka braktisur mbledhjen.

Ja debati:

Fatmir Xhafaj: Kur njoftohet këtu se do të vijë drejtori, duhet ët vijë drejtori. Niveli i përfaqësimit të ministrisë lë për të dëshiruar gjithmonë. Nuk kam gjë me ju personalisht, por nuk është korrekte…

Bashkim Fino: Unë ka shumë respekt për veten. Ulet shumë niveli i diskutimit të një marrëveshje të rëndësishme, me një inxhinier. Nuk kam gjë me inxhinierin, por në komisione parlamentare vijnë, ministra, zëvendësministra dhe drejtorë të përgjithshëm. Në qoftë se nuk kanë kohë ata, kemi kohë ne, të vijmë dhe ti presim pasdite. Ta shtyjmë seancën për në orën 17.00, ky është propozimi im.

Fatmri Xhafaj: Dakord jam unë, por për arsye se kjo marrëveshje është për seancën e së enjtes, nuk kemi shumë kohë. Gjithë dita sot është me këtë axhentë dhe nuk gjejmë dot kohë tjetër”.

Bashkim Fino: Nuk më intereson fare. Bëj me inxhinierin. Gjithë ky komision, 15 burra, nuk sjell dot ministrin apo zëvendësministrin. (braktis mbledhjen)

Fatmir Xafaj: Herë tjetër kur të vini këtu, vishni ndonjë xhaketë… (ju drejtohet përfaqësuesve të ministrisë).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat