Berisha: I dhanë pafajësinë për vota vrasësit të komisarit Lame

Shqipëria

Berisha: I dhanë pafajësinë për vota vrasësit të komisarit Lame

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 23:11

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për dënimin me burgim të përjetshëm të Arben Frrokut.

Berisha ka thënë se kryeministri Edi Rama me gjykatësit e Partisë i dha pafajesine vrasësit të komisarit Lame, Arben Frrokut dhe i ngarkoi blerjen e votave me paratë e krimit në rrethin e Pukës.

“I dhane pafajesine per vota vrasesit te komisarit Lame. Arben Frroku, pas permbushjes se misionit, arratiset per ne Kube! Apeli sot e deenoi me burg perjete!

Te dashur miq, Edi Rama me gjykatesit e Partise i dha pafajesine vrasesit te komisarit Lame, Arben Frrokut dhe i ngarkoi blerjen e votave me parate e krimit ne rrethin e Pukes. Dy dite para zgjedhjeve, pasi kreu misionin, Rama e nisi ate per ne Kube. Ne arrati e siper Arben Frroku u ndalua nga policia ne kufirin midis Malit te Zi dhe Kroacise, por pasi Sajmir Shullazi i konfirmoi pafajesine, Frroku vazhdoi i qete rrugen per ne ishullin e Karaibeve.

Sot Gjykata e Apelit i njoftoi ne mungese denimin perjete per vrasjen e Komisarit Lame.

Kjo ishte nje loje e Edi Rames me kriminele, vrases si Arben Frroku duke ekzekutuar per se dyti ne detyre komisarin Dritan Lame!”, shkruan Berisha./A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat