Meta-Kryemadhi të veshur me rozë dhe jo vjollcë në festën e Ramës

Shqipëria

Meta-Kryemadhi të veshur me rozë dhe jo vjollcë në festën e Ramës

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 20:42

Kryetari i LSI Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi kanë qenë të pranishëm sot në festën e 24-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste.

Në këtë mënyrë, kryetari i Kuvendit i ka hedhur poshtë zërat për një krisje të mundshme me aleatin e tij kryesor qeverisës, Edi Ramën, pas pakënaqësive të shprehura zyrtarisht ndaj PS nga ana e LSI për humbjen e disa kandidatëve të saj për kryebashkiakë, si në Pogradec dhe Lezhë.

Por ajo që binte në sy ishte një kombinim me siguri jo rastësor i çiftit Meta. Në fakt Iliri mbante një kollare rozë, ndërsa Zonja e tij ishte e veshur me fustan rozë.

Këto ngjyra i përkasin partisë së vjetër socialiste, produkt i së cilës janë edhe vetë Monika dhe Iliri, dy ish-partizanë të Fressh-it.

Ndërkohë me ardhjen e Ramës në PS, ngjyrat e partisë ndryshun në vjollcë të purpurt, ngjyrë që del nga bashkimi i të kuqes me blunë.

A kanë dashur të japin ndonjë mesazh me veshjne e tyre çifti Meta-Kryemadhi?

LSI doli gjithsesi shumë e forcuar nga zgjedhjet e fundit, duke marrë 70 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e 2013-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat