Basha: Shqipëria në udhëkryq, ne do ta rikthejmë shtetin ligjor

Shqipëria

Basha: Shqipëria në udhëkryq, ne do ta rikthejmë shtetin ligjor

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 20:40

Kreu i opozitës, Lulzim Basha denoncoi sërish para ndërkombëtarëve problematikën e zgjedhjeve vendore. Sipas tij, personat me rekorde kriminale të kandiduar nga mazhoranca, ushtruar presion ndaj zgjedhësve dhe punonjësve të administratës dhe u përpoqën të blenin votat.

Basha i informoi bashkëraporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jonathan Evans, Andrej Hunko dhe Bas Klein, se Partia Demokratike denoncoi transferime të paligjshme të mijëra zgjedhësve, kryesisht në Durrës dhe Kavajë, por pavarësisht vendimit të institucioneve të drejtësisë, KQZ-ja nuk mori asnjë masë për të pastruar listat e zgjedhësve.

Duke falënderuar reporterët e Këshillit të Europës për monitorimin e procesit zgjedhor në Shqipëri nga delegacioni i vëzhguesve, kreu i opozitës u shpreh se ky proces e goditi demokracinë në vend dhe e futi Shqipërinë në listën e vendeve që nuk realizojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

"Sot Shqiperia është në një udhëkryq të vështirë, por Partia Demokratike është e vendosur dhe do të qëndrojë me të gjithë forcën e saj për të mos lejuar kthim prapa dhe për të rivendosur standartet demokratike dhe të shtetit ligjor", përfundoi Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat