“Shqipëria mund të jetë Amerika e re për Italianët”

Shqipëria

“Shqipëria mund të jetë Amerika e re për Italianët”

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 19:33

Presidenti i Unionit Italian në Botë dhe njëherësh i Konfindustrisë shqiptare në Itali, Giovanni Firera, tregon në një intervistë për Shekullin mundësitë që ofron Shqipëria për investitorët italianë rrugëtimin e vendit tonë drejt biznesit.

Intervista e plotë:

Ju flm z. Firera si gazetar dua t’ju pyes për arsyen pse jeni e Shqipëri kësaj here?

Jam këtu për të vazhduar atë punë që është bërë gjatë gjithë këtyre 15 viteve që unë frekuentoj Shqipërinë me shumë kënaqësi aq sa në të kaluarën kam patur të bëj dhe me detyra të tjera. Kam qenë Konsull Honorar i Shqipërisë në Piemonte, më pas President Honorar i Konfindustrisë Shqiptare në Piemonte. Tani po vazhdoj ta bëj këtë rrugëtim të njohjes së botës shqiptare për të ndihmuar UIL, ose UIM Unioni Italian në Botë, një organizatë që i përgjigjet UIL-it, për të ndihmuar qytetarët italianë në një vend që me siguri ka më shumë lehtësira se Italia.

Për atë që mora vesh, ju keni një karrierë shumë të pasur, duke qenë dhe President Honorar i Konfindustrisë shqiptare në Itali?

Jam President i konfindustrisë shqiptare në Itali, pra e përfaqësoj atë në Itali. Cila është detyra ime? Shumë e thjeshtë, t’u lehtësoj rrugën investitorëve për njohjen e Shqipërisë, të kësaj dashurie nëse mund të ma lejoni, pra të vazhdoj të ndihmoj në zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Më parë e bëja nga pikëpamja institucionale, si konsull honorar, më pas si presidenti honorar i konfindustrisë shqiptare për të sjellë në Shqipëri shumë imprenditorë dhe shumë kanë ardhur. Duke bërë të ditur se Shqipëria nuk është ajo për të cilën flitet në mediat italiane, nëpër kronikat (medet) gjyqësore italiane më duhet të them. Shqipëria sot ka një zhvillim të madh, duke ofruar mundësi të mëdha jo vetëm për bizneset italiane por dhe qytetarët italianë që duan të gjejnë një vend siç ishte Italia në vitet 60 - 70. Njohja e territorit shqiptar dhe qytetarëve të saj më lejon që të zhvilloj më se miri atë çfarë kam arritur deri në këto vite deri dhe në nivel diplomatik e institucional si konsull dhe në nivel personal të miqësive me persona të mëdhenj që unë vlerësoj jashtë mase. Unë kam nderin të jem mik personal i një personaliteti universalisht të respektuar . Në shenjë respekti dua filloj të flas me emra bëhet fjalë për ish presidentin e Republikës Shqiptare Bamir Topi, me të cilin ndaj një miqësi personale…

Një person që ka studiuar në Itali dhe ndoshta do ta kemi ministër shumë shpejt…

Është një njeri i madh që unë e kam patur mysafir si Presidenti i Republikës Shqiptare në Torino. Kjo ka qenë hera e parë në Universitetin e Torinos që pritej një President i huaj. Këtë mbase Bamir Topi nuk e di, por ky ka qenë një eveniment historik. Në cilësinë e presidentit ai ka mbajtur dhe një Lectio Magistralis në universitetin ku dhe është diplomuar. Ishte dhe një sukses i madh. Për sa i përket prezencës së tij në universitet dhe për të gjithë studentët ishte motiv krenarie. Kemi organizuar dhe një takim më institutin e San Paolos në Torino, dhe imprenditorët e mëdhenj të Italisë në Piemontes, mësuan sesi ta njihnin Shqipërinë. Një person si Bamir Topi, një figurë e bukur institucionale, ka ndryshuar imazhin e Shqipërisë.

Ky pasion që keni për Shqipërinë ju ka shtyrë të pranoni një detyrë tjerët ketej, apo jo?

Po, tamam kjo më ka shtyrë për t’u kthyer me një rol institucional, për të hapur një zyrë për të gjitha gjërat që mund të jenë të dobishëm për qytetarët italianë në botën e punës. UIM, që bën pjesë në organizatën UIL, e konsideron Shqipërinë një vend mik. Këtu janë rreth 20 mijë qytetarë italianë është një numër për të cilin duhet të kemi respekt. Duhet të kenë asistencë për patronatin…

Është asistencë të cilën e bën dhe Ambasada Italiane?

Nuk dua të flas për Ambasadën Italiane sepse besoj se ambasada italiane bën gjëra që janë të detyrueshme nga ana institucionale, por asistenca e vërteta bëhet nga ne në Itali nga sindikatat CGL CISL dhe UIL dhe ne kemi ndërmend të vazhdojmë këtë rrugë me qytetarët tanë këtej. Detyra jonë është të ndihmojmë qytetarët tanë italianë në një vend mik.

Jo vetëm mik por dhe një vend që i ofron shumë mundësi këtyre imprenditorëve italianë…

Me siguri Shqipëria mund të përfaqësojë Amerikën e re për italianët. Nuk dua ta ekzagjeroj. Dikur italianët emigronin në Amerikë për të kërkuar mundësi, sot mund të gjejnë në Shqipëri një vend të përshtatshëm për aktivitetet e veta. Unë besoj se Shqipëria është vendi ideal, një orë larg Italisë. Unë jetoj në Torino përveç avionëve që nuk vijnë kurrë, një problem që duhet ta zgjidhim, këtu ka kushte të tjera ideale. Impreditorët që vijnë tek unë, më kërkojnë informacione për Shqipërinë dhe kur dëgjojnë që flitet shqip atëherë kjo i bën të ndjehen në shtëpi. Kjo është lehtësi më shumë.

Për ata që po na dëgjojnë dhe mund të jenë të interesuar, a mund t’i themi se kur do të jetë gati kjo zyrë?

Me siguri nga mesi i shtatorit dhe uroj të kem dhe Sekretarin e Përgjithshëm të UIL dhe uroj që të ketë dhe takime me qeverinë shqiptare pasi kjo është shenjë e madhe e miqësisë dhe respektit për qeverinë shqiptare për të bërë që shtetasit tanë të jetojnë në mënyrën më të mirë të mundshme në Shqipëri dhe këtu në Tiranë.

Nëse mund të flasin për asistencë nga ana e qeverisë shqiptarë, a ka disponibilitet nga kjo e fundit?

Po. Unë kam folur me zv. ministren e Punës Sula, më institucionin e sigurisë sociale e cila është shfaqur e gatshme dhe më duhet të pohoj se kjo është një qeveri ideale për të lejuar që italianët në një farë mënyre të gjejnë një atdhe të dytë pune.

Për ta mbyllur, a mund të flasim për një eksod italian drejt Shqipërisë?

Eksod është pak e ekzagjeruar nëse mund ta pohoj. Me siguri që Shqipëria vlerësohet për atë që mund të jetë, pra një mundësi e madhe për bizneset italiane që në një farë mënyre janë në vështirësi për momentin atje ku ndodhen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat