"Persona me rekorde kriminale të mos garonin"

Shqipëria

"Persona me rekorde kriminale të mos garonin"

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 18:55

Eurodeputeti Eduart Kukan, gjatë fjalës së tij në Komitetin e Jashtëm në Parlamentin Europian ka folur për ecurinë e zgjedhjeve të 21 qershorit në Shqipëri.

Kukan e ka vlerësuar si shenjë pozitive pranimin e rezultatit të zgjedhjeve vendore nga palët politike në Shqipëri, por në të njëjtën kohë ka theksuar se duhet të ishte miratuar në parlament rezoluta që persona me rekorde kriminale të mos hynin në garë.

“Unë isha vetë në Shqipëri dhe jam takuar me shtetarë dhe ambasadorë të huaj. Zgjedhjet patën parregullsi. Këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e ardhshëm të Shqipërisë. Raporti i OSBE-së përmban faktin që shumë parregullsi ndodhën gjatë procesit elektoral. Fushata elektorale ishte pozitive dhe e qetë, dita e zgjedhjeve nuk solli ndonjë problem. Partitë politike pranuan rezultatet.”- ka deklaruar Kukan.

Eurodeputeti ka shtuar se për procesin zgjedhor do të diskutohet më tepër kur të dalë raporti përfundimtar i OSBE-së, por ai veçoi dy probleme kryesore, e para dekrimininalizimi dhe e dyta blerja e votës.

“Për sa i përket zgjedhjeve lokale, u mbajtën në kontekstin e reformës administrative, që e uli numrin e njësive administrative në 61. Ishin shumë të rëndësishme sepse shihen si një test për ecjen e Shqipërisë drejt BE. Do të thosha që të vazhdojmë diskutimin kur të kemi raportin përfundimtar të OSBE. Dy çështje janë të qarta: e para, dekriminilazimi, që ishte pjesë e marrëveshjes. Rezoluta duhet të ishte miratuar në parlament që persona me rekorde kriminale të mos hynin në garë. Kjo nuk u bë. E dyta: blerja e votës. Kishte shumë raste të tilla. Është e vështirë të provohet. Nga të gjitha burimet, kjo ishte një dhunim”, tha Kukan.

Në fund Kukan tha se, para se të bëjmë gjykime përfundimtare, të presim raportin final të OSBE-së dhe se rezultati e vlerësimi i këtyre zgjedhjeve janë shumë të rëndësishme.

Ndërsa, raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein tha se këto zgjedhje ishin më mirë se më parë, por problematikat ishin serioze: “Nuk kam ç’të shtoj. Mbështes atë që tha Kukan. ODIHR përgjithësisht gjërat shkuan mirë. Misioni ynë tha se gjërat ishin më mire se herët e kaluara. Edhe pse ishte më mirë se më parë, parregullsitë ishin serioze. Duhet të presim raportin përfundimtar të OSBE”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat