Dhima: Nuk dua që Greqia të kthehet si Shqipëria, do ishte tragjike

Shqipëria

Dhima: Nuk dua që Greqia të kthehet si Shqipëria, do ishte tragjike

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 18:37

Pirro Dhima, kampioni shqiptar i greqizuar, shkruan se nuk do që Greqia të përfundojë si Shqipëria. Deputeti grek duke iu referuar situatës aktuale, thotë se Greqia rrezikon që të përfundojë si Shqipëria e Enver Hoxhës.

“Nuk dua që fëmijët tanë të qëndrojnë në radhë për një kg djathë, apo 10 kokrra vezë me një tollon në dorë çdo muaj, ashtu siç qëndrova unë. Shumica prej jush që më shani, nuk e keni jetuar, shpresoj ta imagjinoni, por mos ta provoni kurrë”, shkruan ai në Facebook.

Edhe mediat greke sot ironizonin me faktin, se Greqia mund të përfundojë si Shqipëria e Enver Hoxhës. Madje, përmendnin shprehjen e famshme, “bar do hamë, por do ecim me forcat tona”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat