ASHE shkon në 95 deputet, APPD 45

Shqipëria

ASHE shkon në 95 deputet, APPD 45

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 18:28

Në rast se zgjedhjet e 21 qershorit, të zvilluara për pushtetin vendor, do të zhvilloheshin për parlamentin atëherë koalicioni ASHE do të kishte 5 deputet më shumë në Kuvend. Rezulton se nga votat e mara koalicioni Akeanca për Shqipërinë Evropiane do të kishte marrë 95 deputet kundrejt 45 që llogaritet të merrte Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet. Me këto vota e majta siguron votat absolute në Kuvend, për të ndryshuar ligje që kërkojnë mbi 94 vota apo dhe emërimin e shkarkimin e Presidentit të Republikës. Pavarësisht se kemi një ulje të votave të PS-së në zgjedhjet vendore, duket se është LSI ajo që i jep një siguri koalicionit.

Megjithatë nëse llogarisim në bazë të formulës për zgjedhjet parlamentare votat e koalicionit, dhe votat e marra sipas qarqeve atëherë del që e djathta humbet në 11 qarqet e vendit, ndërsa dy koalicionet marrin vota të barabarta në Kukës, ku dy vota kalojnë për ASHE dhe dy vota kalojnë për APPD.

ASHE
Në Kuvendin e dalë nga votat e 21 qershorit, partitë që tashmë janë pjesë e koalicionit ASHE kanë të sigurta 90 mandate. Prej të cilëve duhet të zbresim mandatin e deputetëve Mark Frroku, Tom Doshi apo dhe Vangjel Dule. Megjithatë nëse shohim në votat e marra nga ASHE, do të shikojmë një tkurrje të Partisë Socialiste ndërsa kemi një rritje të LSI me të paktën 16 deputet duke shkuar ne 35 nga 19 që ka marre pas zgjedhjeve te vitit2013. Por me shpërndarjen e votave dhe FRD e Bamir Topit apo dhe PSV 91 e Petro Koccit rezulton se mund të përfitojë mandate në parlament. Ndërkohë që PDIU nga pesha që ka në koalicion rezulton se ka një rritje të ndjeshme të votave. Shpërndarja e votave për koalicionin tregon se PDIU mund të sigurojë 8 mandate.

E djathta
Në rast se votat e marra në zgjedhjet vendore për APPD do ti llogarisim si votë në zgjedhjet parlamentare, atëherë koalicioni I djathtë do të ketë 5 deputet më pak nga sa ka aktualisht. Ndërkohë që rrezikon të humbasë në të gjithë qarqet e vendit. Edhe pse dy vite nga humbja e mazhorancës në parlament kalimi I PDIU te e majta dhe e PDK në krah të PS, si dhe mungesa e emrave të rinj në PD ka sjellë një tkurrje të votave. Kështu nga 50 mandate që ka aktualisht e djathta do të zbresë në 45 deputetë. Madje dhe vetë pesha e PD do të jetë më e ulët. Pasi nëse shohim shpërndarjen e votave për PR, del se forca e kryesuar nga Mediu siguron 8 mandate.

Megjithatë duhet parë nëse partitë do të ruajnë këtë trend votash dhe në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në vitin 2017, kur do të zhvillohen zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndarja e mandateve te koalicionit sipas qarqeve
Berat

Aleanca për Shqipërinë Europiane: 6 mandate
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet: 2 mandate

Diber
Aleanca për Shqipërinë Europiane: 4 mandate
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet: 2 mandate

Durres
Aleanca për Shqipërinë Europiane: 9 mandate
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet: 4 mandate

Elbasan
Aleanca për Shqipërinë Europiane: 10 mandate
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet: 4 mandate

Fier
Aleanca për Shqipërinë Europiane: 11 mandate
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet: 5 mandate

Gjirokaster
Aleanca për Shqipërinë Europiane: 4 mandate
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet: 1 mandate

Korce
Aleanca për Shqipërinë Europiane: 8 mandate
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet: 4 mandate

Kukes
Aleanca për Shqipërinë Europiane: 2 mandate
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet: 2 mandate

Lezhe
Aleanca për Shqipërinë Europiane: 5 mandate
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet: 2 mandate

Shkoder
Aleanca për Shqipërinë Europiane: 6 mandate
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet: 5 mandate

Tirane
Aleanca për Shqipërinë Europiane: 21 mandate
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet: 11 mandate

Vlore

Aleanca për Shqipërinë Europiane: 9 mandate
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet: 3 mandate

Total
Aleanca për Shqipërinë Europiane: 95 mandate
Aleanca Popullore Për Punë dhe Dinjitet: 45 mandate

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat