KQZ pranon kërkesën e PD-së për Kurbinin

Shqipëria

KQZ pranon kërkesën e PD-së për Kurbinin

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 18:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë ankimimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet në Kurbin. Në kërkesën e depozituar dje nga PD në KQZ, kërkohej shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve dhe kërkesën përsëritja e tyre në këtë zonë zgjedhore. Vendimi u mor nga KQZ në mbledhjen e sotme, pasi kërkesa u konsiderua e vlefshme nga ky institucion.

Ndëkaq, pritet që, brenda dy ditësh, edhe Lëvizja Socialiste për Integrim të depozitojë një kërkesë ankimore pranë KQZ, lidhur me procesin zgjedhor në Vorë. Kodi Zgjedhor parashikon që partitë politike kanë 5 ditë afat për të ankimuar tabelën e rezultateve zgjedhore të një KZAZ-je. Tabela e rezultateve për Vorën është mbyllur me datën 26 qershor dhe afati përfundimtar është data 12 korrik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat