Paloka: Frroku u lirua sa për fushatë, gjykata vendosi drejtësinë

Shqipëria

Paloka: Frroku u lirua sa për fushatë, gjykata vendosi drejtësinë

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 17:47

Partia Demokratike ka reaguar sot pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda për dënimin me burgim të përjetshëm të Arben Frrokut.

Deputeti Paloka tha se lirimi i tij ishte sa për fushatë.

“Të gjithë pukjanët e dinë se kush e drejtoi fushatën e PS në Pukë. Frroku u përdor nga PS-ja sa për fushatë dhe tashmë vendosën ta rikthejnë në burg”, tha Paloka.

Ai shtoi se gjykata më në fund vuri drejtësinë në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat