Arben Llalla: Ja pse vjen ministri i Jashtëm grek në Shqipëri

Shqipëria

Arben Llalla: Ja pse vjen ministri i Jashtëm grek në Shqipëri

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 17:46

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias vjen në Tiranë për të kërkuar pjesën e detit shqiptar që gjenden rreth 100 miliard euro rezerva nafte dhe gazi në këmbim për njohjen e Kosovës dhe heqjen e Ligjit të Luftës. Nuk na duhet njohja e Kosovës e as heqja e Ligjit të Luftës nga Greqia me këto kushte sepse Qiproja greke ska për ta njohur kurrë Kosovën shtet. Nikos Kotzas është i dërguari i Putinit në Tiranë të përcjelli gojarisht mesazhin e tij, të njëjtin mesazh e dërgoi gojarisht edhe në Maqedoni para disa ditësh Putini me anë të Nikos Kotzas.

“Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias vjen në Tiranë për të kërkuar pjesën e detit shqiptar që gjenden rreth 100 miliard euro rezerva nafte dhe gazi në këmbim për njohjen e Kosovës dhe heqjen e Ligjit të Luftës”.

Është ky denoncimi që historiani dhe gazetari Arben Lalla ka bërë sot, pas lajmit të botuar në gazetën greke “Ekathimerini” për vizitën e diplomatit grek dhe 7 propozimet që ai do të vërë mbi tavolinë.

Sipas Llallës, vizita e Kotzias nuk ka si synim qetësimin e marrëdhënieve të ftohura mes Shqipërisë dhe Greqisë, por grabitja e pasurisë së shqiptarëve. Sipas tij, Greqia nuk e ka shfrytëzuar anëtarësinë e saj në Bashkimin Europian për të promovuar paqen, por për të shpalosur politikat e saj “grabitqare”.

Kotzias, sipas Llallës do të përcjellë mesazhin e Presidentit rus, Vladimir Putin në vendin tonë, ashtu siç bëri në Maqedoni para disa ditësh.

Historiani shprehet i bindur se shkatërrimi ekonomik dhe politik i Greqisë vjen për shkak të rolit që ajo ka marrë pas viteve 1990, si "lider Ballkanik".

Postimi i plotë i Arben Llallës

Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias vjen në Tiranë për të kërkuar pjesën e detit shqiptar që gjenden rreth 100 miliard euro rezerva nafte dhe gazi në këmbim për njohjen e Kosovës dhe heqjen e Ligjit të Luftës. Nuk na duhet njohja e Kosovës e as heqja e Ligjit të Luftës nga Greqia me këto kushte sepse Qiproja greke ska për ta njohur kurrë Kosovën shtet. Nikos Kotzas është i dërguari i Putinit në Tiranë të përcjelli gojarisht mesazhin e tij, të njëjtin mesazh e dërgoi gojarisht edhe në Maqedoni para disa ditësh Putini me anë të Nikos Kotzas.

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias nuk vjen në Tiranë për të qetësuar situatën e ftohjes të marrëdhënieve midis dy vendeve, por vjen për të grabitur pasurinë e shqiptarëve me gjuhën e diplomacisë. Greqia si vend i BE asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar postin e saj në këtë organizatë për të mirën e paqes dhe fqinjësisë së mirë me fqinjët, por për të diktuar politikat e saja grabitqare në çdo aspekt. Një vend i vogël dhe i varfër siç është Greqia nuk mund të mbajë mbi supet e saja barrën e rëndë të liderit Ballkanik, ky rol i vetmarrë nga Greqia pas viteve 1990 solli shkatërrimin e saj ekonomik dhe politik. Roli i liderit në Ballkan i Greqisë tashmë është shteruar sepse me gënjeshtra dhe mashtrime nuk mund të luhet roli i madh i liderit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat