Zgjedhjet, Kukan: Pranimi i rezultatit, shenjë pozitive

Shqipëria

Zgjedhjet, Kukan: Pranimi i rezultatit, shenjë pozitive

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 16:47

Pranimi i rezultatit të zgjedhjeve të 21 Qershorit konsiderohet si një shenjë pozitive nga europarlamentari Eduard Kukan. Në profilin e tij në Twitter, Kukan thotë se, megjithatë duhet pritur raporti final.

"Vendi ishte në situatë të vështirë vitin e kaluar me bojkotin e Parlamentit. Arritja e një marrëveshjeje të përbashkët ishte shumë e rëndësishme. Shenjë pozitive: pranimi i rezultatit, por duhet pritur për raportin final", shkruan Kukan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat