5 provat që bindën Apelin për dënimin e përjetshëm të Frrokut

Shqipëria

5 provat që bindën Apelin për dënimin e përjetshëm të Frrokut

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 16:29

Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka dënuar sot në mungesë Arben Frrokun me burim të përjetshëm.

Apeli pranoi kërkesën e Prokurorisë së krimeve të Rënda pasi kjo e fundit dështoi në Shkallën e Parë.

Gjykata e Shkallës së Parë i cilësoi të pamjaftueshme provat e Prokurorisë.

Por Apeli u bind falë 5 provave që serviri Prokuroria.

Ja cilat janë 5 provat që bindën Gjykatën e Apelit për dënimin e Frrokut:

Në konkluzionet përfundimtare të datës 18 mars 2015 Prokuroria renditi provat të cilat në harmoni me njëra-tjetrën, provonin më së miri tej çdo dyshimi kryerjen e veprave penale për të cilat akuzohej i pandehuri Arben Frroku.

Së pari, identifikuam motivin i cili ka shërbyer për të pandehurin në kryerjen e vrasjes me armë të viktimës.

Së dyti, provuam mekanizimin e kryerjes së kësaj vrasje, si numrin e personave, mjetet e përdorura, intinerarin e ndjekur prej tyre, etj.

Së treti, provuam praninë e të pandehurit në vendin e ngjarjes, e konkretisht në rolin e ekzekutorit.

Së katërti, rrëzuam alibinë e tij lidhur me qëllimin e vajtjes së tij të menjëhershme në Greqi natën e ngjarjes.

Së pesti, provuam mundësinë e largimit nga vendi i ngjarjes pas krimit deri në momentin e kalimit të tij në pikën e kalimit kufitarë Kapshticë-Korçë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat