Halim Kosova: Do të heqim depozitat e ujit nga Tirana

Shqipëria

Halim Kosova: Do të heqim depozitat e ujit nga Tirana

Më: 30 maj 2015 Në ora: 22:39

Kandidati i PD-së për Tiranën Halim Kosova, premtoi se do ta zgjidhi një herë e mirë furnizimin me 24 orë ujë të pijshëm për kryeqytetin.

“Gjithë Tirana do të jetë me ujë 24 orë, janë të gjitha mundësitë. Duhet vetëm këmbëngulje, duhen përllogaritje të cilat i kemi bërë. Këtë projekt do ta bëjmë realitet. Dhe nuk është puna vetëm për ujin 24 orë, ajo që është më e rëndësishme është cilësia e ujit, kualiteti i tij”, – u shpreh Kosova.

Ish-ministri i Shëndetësisë premtoi se “Do të bëjmë të gjitha verifikimet dhe ekzaminimet në të gjithë tubacionet, në të gjitha zonat e Tiranës që e vuajnë akoma këtë problem. Do të marrë fund epoka e depozitave në Tiranë me ujë të ndenjur. Ujë 24 orë dhe ujë të pishëm e cilësor”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat