Idrizi: Himariotët, pjesë krenare e popullit shqiptar

Shqipëria

Idrizi: Himariotët, pjesë krenare e popullit shqiptar

Më: 30 maj 2015 Në ora: 22:32

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë së tij në qytetin e Himarës gjatë ditës së sotme.

Idrizi u shpreh se çështja e pronave është një çështje themelore e shqiptarëve, duke nënkuptuar ndoshta pronat që pretendojnë çamët në territoret ku dikur banonin dhe që sot janë pjesë e Greqisë.

Sidoqoftë, në deklarata të mëparshme në të kaluarën, Idrizi është shprehur se kjo çështje duhet zgjidhur në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe atyre të njeriut.

Duke folur për Himarën, Idriz u shpreh se himariotët janë pjesë krenar e kombit shqiptar.

Një deklaratë e tillë vjen në një moment të tensionuar me Greqinë, pas zgjedhjes së Idrizit si nënkryetar i Parlementit dhe dorëheqjes së Vangjel Dules nga ky post dhe kur njihen pretendimet që ka Greqia mbi këtë zonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat