Vlora pa treg të mirëfilltë ushqimor, ekzistueset jashtë çdo standardi

Shqipëria

Vlora pa treg të mirëfilltë ushqimor, ekzistueset jashtë çdo standardi

Më: 30 maj 2015 Në ora: 17:48

Produktet ushqimore në Vlorë prej vitesh tregtohen në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.

Infrastruktura në tregjet e qytetit bregdetar është krejtësisht jashtë çdo standardi.

Tregtarët shprehen se me të ardhurat e tyre jane munduar të rehabilitojnë ambientet ku tregtojnë, duke ngritur tezga për të përballuar ndryshimet atmosferike si në dimër edhe gjatë stinës së nxehtë.
Tregu i Orizit, ai i Çoles si dhe tregu ne hyrje të qytetit gjenden mes pluhurit, rrugicave të shkatërruara, pusetave të hapura, e tendave të sajuara me çarçafe.

Muaj më parë pushteti lokal u premtoi tregtarëve ngritjen e tregjeve të reja, por realiteti i sotëm tregon se ishin thjesht premtime të pambajtura.

Ndërsa situata vazhdon të rëndojë së tepërmi tek qytetarët, të cilët konsumojnë produkte aspak te sigurta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat