Gërveni: S’i kemi falur asnjë metër katror det Greqisë, duhet rinegociuar

Shqipëria

Gërveni: S’i kemi falur asnjë metër katror det Greqisë, duhet rinegociuar

Më: 30 maj 2015 Në ora: 17:24

I akuzuari kryesor për paktin e kufirit detar me Greqinë thotë se e ka shpirtin në paqe.

Në një intervistë për Ora News, anëtari i grupit negociator mohon se në marrëveshjen me shtetin helen, t’i jetë falur qoftë edhe një metër det Greqisë.

Gërveni: “Nuk është falur asnjë metër. Ne mendojmë kemi bërë më të mirën dhe kemi marrë aq sa na takon. Vërejtjet që ishin, ishin përgjithësisht ndaj ligjit të detit, ai ligj i detit është ratifikuar nga Parlamenti shqiptar.

Nëqoftëse ka vërejtje për atë, le ti kërkohet Parlamentit që të heqë ratifikimin e atij ligji. Zoti. Myslim Pasha që është topograf, për të justifikuar atë çfarë kishte ngatërruar në shkrimet e para nxjerr lloj-lloj hartash.

Nëse vini re këtu (tregon hartën), me ngjyrë të kaltër është vija e kordinatave që kemi përcaktuar ne deri te pika 150. Nga pika 125, këtu i ka bërë me qëllim të keq, spostim të vijës së kufirit që kemi vënë ne. Është spostuar 19.7 km dhe i është afruar 22 km bregut tonë, kur në fakt është 39.8 km larg.

Këtu ai ka dashur të krijojë një trekëndësh për tu tallur me ndjenjat e njerëzve. Jam shumë në paqe, nuk kam ndonjë mizë në kësulë, besoj tek e vërteta dhe do kem durim të pres”.

Megjithatë, Gerveni pranon se marrëveshja e detit duhet rinegociuar.

Gerveni: “Pres që të bëhet rinegociimi dhe ndoshta ekipi tjetër që do të caktohet do të marrë më shumë. Ne mendojmë se kemi marrë aq sa na takon. Nëse ndonjë ekip tjetër do të marrë më shumë, edhe unë do të lumturohem si shqiptar”.

Në vitin 2009, Shqipëria dhe Greqia nënnshkruan marrëveshjen për kufirin detar, e cila një vit më vonë u shpall antikushtetutese nga Gjykata Kushtetuese.

Opozita e atëhershme, sot ne qeveri çoi çështjen në Kushtetuese me akuzën se Greqisë iu falën 340 km katrorë hapësirë detare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat