Fshati Visokë, aty ku banorët gërmojnë për ujë dhe u del naftë dhe solar

Shqipëria

Fshati Visokë, aty ku banorët gërmojnë për ujë dhe u del naftë dhe solar

Më: 30 maj 2015 Në ora: 17:21

Fshati Visokë në komunën Qendër në rrethin e Mallakastrës duket se është i dënuar të vuajë mungesën e ujit.

Prej rreth një shekulli Visoka është pa Ujësjellës, duke vështirësuar jetën e rreth 2000 banorëve të këtij fshati, të cilët duhet për përshkojnë kilometra për të siguruar ujë nga burimet natyrore.

Shumë familje kanë arritur të shpojnë puse deri në 200 metra, e përsëri uji nuk është i pijshëm pasi del gaz, naftë dhe solar.

Banorët pohojnë se deputetë e kryekomunarë kanë ardhur e kanë ikur me premtimet se Ujësjellësi do të ndërtohet, por realiteti për ta nuk ka ndryshuar.

Edhe kryeplaku i fshatit, Batjar Ramaj, tregon se shumë familje kanë shpuar puse, por jo gjithnjë uji është i pijshëm.

Fshati Visoka është i ndërtuar në një kodër në të majtë të rrugës nacionale Patos -Ballsh dhe ka rreth 2000 banorë të cilët vuajnë mungesën e ujit.

Në çdo prag zgjedhjesh premtimet për ndërtimin e një Ujësjellësi nuk kanë munguar nga asnjë forcë politike, ndërsa kërkojnë votën e rreth 900 votuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat