Rroshi: Nën administrimin e bashkisë së re nuk do ketë asnjë rrugë të paasfaltuar

Shqipëria

Rroshi: Nën administrimin e bashkisë së re nuk do ketë asnjë rrugë të paasfaltuar

Më: 30 maj 2015 Në ora: 16:37

Në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, kryebashkiaku Elvis Rroshi njëkohësisht kandidati i koalicionit të majtë, është ndalur në fshatin Çetë të komunës Helmas ku është takuar me banorët e zonës, me të cilët ka biseduar për problemet që shqetësojnë fshatin dhe komunën e tyre.

Gjatë fjalës së tij, Rroshi ka deklaruar se nën administrimin e bashkisë së re të Kavajës, në këtë zonë nuk do ketë asnjë rrugë të paasfaltuar të pandriçuar.

Ai ka kërkuar besimin e banorëve të Helmasit, njësoj siç bënë qytetarët e Kavajës në vitin 2011.

“Në vitin 2011 unë i kërkova votën qytetarëve të Kavajës, te gjithë qytetarët me besuan dhe rezultatin e shikojnë sot. Jemi qyteti më i ndriçuar në Shqipëri dhe kemi infrastrukturë europiane. Sot me reformën territoriale, Kavaja është bërë shumë e madhe, por u garantoj se çdo problematikë e zonës, do të marrë zgjidhje edhe me mbështetjen e qeverisë”, tha Rroshi.

Kandidati i mazhorancës ka theksuar se sfida më e madhe në mandatin e tij të dytë është padyshim furnizimi me ujë të pijshëm për Kavajën dhe të gjitha zonat përreth.

“Sfida jonë më e madhe është furnizimi me ujë të pijshëm për Kavajën. Për pak ditë nisë investimi 4.2 milionë dollarë për zonën e Golemit, e më pas do të shtrihet në të gjithë bashkinë e re”, deklaroi ai.

Rroshi ka akuzuar kundërshatrin e tij në garën për Kavajën, Engjëll Carën, se nuk ka asnjë projekt konkret për qytetin, por ende mundohet të fitojë vota me figurën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat