Prezantohet receta elektronike- Beqaj: Shëndetësia elektronike, nga vizion në realitet

Shqipëria

Prezantohet receta elektronike- Beqaj: Shëndetësia elektronike, nga vizion në realitet

Më: 30 maj 2015 Në ora: 16:30

Ministria e Shëndetësisë prezantoi të shtunën disa nga rezultatet e platformës së shërbimeve bashkohore të shëndetësisë elektronike.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se të gjitha prezantimet synojnë vendosjen e një standardi të ri transparence dhe shkurtim kohe të komunikimit të qytetarëve me hallka të ndryshme të sistemit.

“Me miratimin e programit të ri nga fondi i inovacionit, do të mundësohet që në mënyrë ligjore dhe të sigurtë do të eleminohen firma dhe vula në shëndetësi. Çdo mjek apo farmacist, me zbatimin e plotë të këtij program, do të ketë një instrument që do ta lidhë në kompjuterin e tij dhe nga ky moment çdo gjë që ai do të nisë do të jetë e fimosur dhe e vulosur dhe do të jetë vetëm e tija. Kjo do të bëjë të mundur të kufizohet pjesa letër dhe do të reduktojë maksimalisht hapësirën që me këto letra të ketë abuzime”, tha Beqaj.

Ndërsa ministrja e Inovacionit Milena Harito theksoi se “inovacioni është kryefjala e përpjekjes tonë për modernizimin e shtetit, ku shëndetësia ka një rol shumë aktiv. Inovacioni është një mundësi e madhe që
na jepet për të ecur shumë shpejt”, u shpreh Milena Harito, ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Gjatë prezantimit të sistemit për monitorimin e informacionit të kujdesit shëndetësor, indikatorët dhe analizat, Tomi Thomo, drejtori i Përparimit Shëndetësor, Kontrollit të Cilësisë dhe Jetësimit të Prioriteteve në Ministrinë e Shëndetësisë, u shpreh se produkti i shëndetësisë elektronike është informacioni i duhur për vendimmarrje, si përsa i takon situatës shëndetësore, ashtu edhe monitorimit të funksionimit të shërbimit shëndetetësor.

“Të dhënat që krijohen nga sistemet tona IT janë në volum mujor rreth 1.600.00 dhe vjetor 19,milionë rekorde”, tha ai.

Lidhur me aplikacionin e-Barna, Arjan Qoku, drejtori i Drejtorisë së Informacionit dhe Analizës Statistikore në FSDKSH, u shpreh se aplikacioni e-Barna ka ndryshuar krejtësisht informimin e qytetarëve lidhur me listën e barnave të rimbursueshme.

“Me një zgjidhje teknologjike të thjeshtë, pa kosto, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor mundëson aplikacionin e-Barna që aksesohet nëpërmjet internetit apo edhe telefonave smartphone, falë të cilit, është fare e lehtë të merret informacioni për çdo bar të listës”.

FSDKSH-ja prezantoi gjithashtu edhe sistemin “Karta e Shëndetit”.

“Prej 6 muajsh, që me nisjen e shpërndarjes së kartës së shëndetit, janë lëshuar rreth 200 mijë karta në rang vendi. Qëllimi i saj është përmirësimi i
situatës shëndetësore nëpërmjet dixhitalizimit të shërbimit dhe eleminimit të burokracisë. Kjo kartë ka lehtësuar radhët e gjata të qytetarëve në pikat e shpërndarjes së librezave, ka lehtësuar ngarkesën burokratike të mjekëve, duke rritur kohën që i shërbehet qytetarit”, u shpreh Amarilda Orizaj, specialiste në FSDKSDrejtori i FSDKSH-së, Astrit Beci, prezantoi sistemin më të ri në fushën e teknologjisë së informacionit në fushën e shëndetësisë – recetën elektronike. “Receta elektronike është në vetvete gjenerimi, transmetimi,dhe plotësimi i recetave mjekësore, bazuar në infrastrukturën elektronike, duke zëvendësuar përdorimin e recetave letër. Receta elektronike e lejon mjekun të krijojë dhe të transmetojë në mënyrë elektronike një recetë si dhe farmacistin të ekzekutojë në mënyrë elektronike recetën. Ky është një projekt pilot që do të nisë në 18 Qendrat Shëndetësore të Durrësit dhe në 80 farmaci në system, dhe përfitues do të jenë rreth 300 mijë banorë të Durrësit. Avantazhi kryesor i recetës elektronike është rritja e transparencës dhe shmagia e abuzimeve me recetat e rimbursueshme”, u shpreh drejtori i Fondit, Beci.

Gjatë prezantimit të sistemit të informacionit për administrimin e procesit të vendosjes në treg të barnave, OnejdaYmeraj, Drejtore e AKBPM-së (Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore) u shpreh se sot është e mundur të aplikohet në sistem për regjistrim bari dhe riregjistrim bari, aplikim për variacion bari dhe aplikim për çregjistrim bari. “Për çdo etapë, sistemi llogarit afatet ligjore dhe dërgon lajmërimet përkatëse sipas statusit të aplikimit si dhe ofron arkivë dokumentacioni elektronik të personalizuar”, u shpreh Ymeraj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat