Sazan Guri, një kandidat ndryshe për Tiranën

Shqipëria

Sazan Guri, një kandidat ndryshe për Tiranën

Më: 30 maj 2015 Në ora: 16:27

Me kandidimin e tij ai kërkon të sjell një model ndryshe të kryebashkiakut të ri të Tiranës, jo atë të një politikani klasik, por të një eksperti që e di mirë se ku janë problemet dhe çfarë duan qytetarët e Tiranës sot. Sazan Guri, ishte surpriza e kandidimit për kryetar bashkie të Tiranës, në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Ai nuk vjen nga fusha e politikës por është një ekspert mjedisi, që në fakt, siç thotë dhe vetë ai, ka shumë lidhje me të qenit një kryetar i mirë bashkie; pasi ajo çka e shqetëson më shumë Tiranën sot për sot është ndotja e mjedisit; trafiku kaotik; shërbimi urban; hapësirat e gjelbra, ndërtimet pa leje, vend parkimet, e të gjithë këto probleme në sytë e një eksperti marrin drejtimin e duhur dhe gjërat rrjedhin zinxhir, duke hapur vende të reja pune, duke sjellë mirëqenie...

Sazan Guri: Nuk e trajtoj veten si politikan, unë do punoj për qytetarët

"Unë vendosa të kandidoj në këto zgjedhje sepse me gjithë përpjekjet që kam bërë së bashku me studion time dhe me shumë qytetarë të tjerë të përgjegjshëm, kam kuptuar se nga vështirësia, shpesh herë nuk i përfundonim dot lëvizjet ose atë që ne merrnim përsipër për të zgjidhur për shoqërinë shqiptare...Nuk e trajtoj veten si politikan, por që do bëjmë jo politika që të zbatosh frymën e partisë, por do të bëjmë dhe do të gjejmë politika dhe mekanizma se si të zgjidhësh çështje në shërbim të qytetarit," tha Sazan Guri.

E di mirë se sa shanse ka për të fituar në Shqipëri një kandidat i pavarur, por më shumë se fitorja e këtyre zgjedhjeve i intereson një tjetër fitore; ajo e standardeve evropiane në çdo sektor; në çdo shërbim, ndërgjegjësimi i qytetarëve, i ndryshimit të mentalitetit që kemi ne shqiptarët kur vjen puna për të zgjedhur vendimmarrësit në çdo post; më mirë një ekspert apo një ideolog?!

Sazan Guri: Unë e dua këtë qytet, luftoj për standardet, dhe jo për votat

"Unë kam hedhur çështje që mund të humbas një grup të caktuar. .. Por edhe sikur të penalizohem mund të penalizohem ndoshta edhe nga qy tetarë të papërgatitur; por standardi është më i fuqishëm; vizioni është më i madh se sa e tashmja, e bukura është më e fuqishme se sa vota, Mënyra e të jetuarit është më e fuqishme se sa thjesht të banosh. Ndaj dhe ne i kemi vënë në balancë këto gjëra që; më mirë të programosh një diçka, që është standarde evropiane dhe mund të penalizohesh sot, por është e sigurt që norma dhe standardi do vij nesër," tha për KosovaPress, Sazan Guri, kandidat i pavarur për të parin e Tiranës.

Pikërisht pikat kryesore të programit të tij janë ambienti; shërbimi publik; ndërtimi i veprave në dobi të qytetarëve, me standarde, jo për interesa të caktuara. Ai ka në dorë projekte të tëra gati, për të cilat ka punuar për vite të tëra dhe që i duhen sot Tiranës më shumë se kurrë.

Sazan Guri: Mjedisi është 1/3 pjesë e asaj që quhet zhvillim i një vendi

"Pika kryes ore është zhvillimi i qëndrueshëm, që do të thotë mbështetje e bizneseve të vogla, të mesme, të mëdha, por kur këto biznese, qoftë një fabrikë, apo qofshin ura, apo qofshin ndërtime urbane apo teknologjike janë në harmoni të plotë me standardet me shëndetin e komunitetit, dhe të dyja së bashku janë në harmoni të plotë me lëndën e parë, me natyrën me mjedisin. Pra ne nuk jemi thjesht që menaxhojmë dhe mbrojmë mjedisin, ne me anë të mjedisit mbrojmë njeriun, por me anë të zhvillimit të harmonishëm të veprave urbane dhe teknologjike mbrojmë dhe zhvillojmë shoqërinë, dhe kur të tria këto janë në harmoni, pikërisht këtë bëjmë ne, këtë kërkojmë ne. Mjedisi është 1/3 pjesë e asaj që quhet zhvillim i një vendi që është zhvillim ekonomik, plus zhvillim social, plus ruajtje të parametrave mjedisorë," tha z.Sazan Guri.

Thotë se është vështirë të bësh fushatë si kandidat i pavarur si nga ana financiare a shtu edhe nga parregullsitë që shpesh herë vihen re në nisjen e fushatës para kohe, apo në harxhimet pa kufij, megjithatë për të nuk ka rëndësi se sa vota merr, sepse një ditë kjo përpjekje për mjedisin do fillonte. Ai thotë se do mbetet i kënaqur edhe nëse fiton mbështetjen e një pjese të vogël të qytetarëve 2 % apo 7 %, që më në fund do e kuptojnë se kë duhet të zgjedhin midis mbrojtjes së jetës dhe ideologjisë e bindjeve partiake.

Sazan Guri: Ata janë njerëz të emëruar nga partia, unë kandidoj në emër të qytetarëve

" Unë vij tamam si në perëndim, garoj për ambiciet e mia në shërbim të qytetarit, ndërkohë ata e morën vesh në 6 të pasdites në një ditë të caktuar që ju do garoni; as paraqitën program. Unë kam program të bërë; ndërsa ai ka program politik, ndërsa unë e kam program teknik, shkencor. Programi im është program i trajtuar, për shkak të projekteve, me një bashkësi të madhe, kolegësh profesorësh, akademikësh, deri te ata të huaj, ndërkombëtarë, francezë, gjermanë apo italianë," shpjegon më tej Sazan Guri, ndryshimin mes tij dhe kandidatëve të tjerë.

Guri flet më tej për programin e tij për Tiranën ndërsa thotë se do bëj 100 stacione se si vendosen biçikletat, dhe se sa i përket ndërtimeve të reja, bizneset do orientohen drejt veprave civile, ku çdo ndërtim ti shërbej qytetarit, me parkim, me lulishte, kënde lojërash, biblioteka,terrene sportive e të gjitha elementët që sot i mungojnë qytetarit të Tiranës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat