Plasi mielli për fushatë

Shqipëria

Plasi mielli për fushatë

Më: 30 maj 2015 Në ora: 14:57

Sa më shumë afron dita e zgjedhjeve dhe aq më tepër intensifikohet fushata zgjedhore.

Kandidatët apo përkrahësit e tyre, nën ethet elektorale përpiqen të bëjnë çdo gjë për të bërë për vete votuesit.

Një përpjekje e tillë është ndoshta edhe ky rast, ku shihet një veturë me rimorkio të transportojë disa thasë, që sipas të gjitha gjasave janë me miell, me flamurin e Partisë Socialiste, që valvitet me krenari në automjetin e personit që e zotëron.

Kjo foto u publikua nga Sali Berisha, i cili shkruante “Miell per vote, miell per vote, miell per vote, Paria Siçiliste ju do fort! (foto e bere ne fshatin Xiber)”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat