Nxehet fushata! Kosova: Lejen për klinikën ma dha Rama

Shqipëria

Nxehet fushata! Kosova: Lejen për klinikën ma dha Rama

Më: 30 maj 2015 Në ora: 13:16

Që në nisje të fushatës, klinika e Halim Kosovës, kandidatit demokrat për Bashkinë e Tiranës, u bë objekt debati.

Fillimisht disa portale pranë qeverisë nisën të shkruajnë për të, ndërsa më vonë edhe rivali i Kosovës, Erion Veliaj, nisi të flasë nëpër takime.

Së fundmi, Veliaj tha se klinika e Kosovës është pa leje.

“Si mund të premtojë kandidati i djathtë për gjelbërime dhe për të eliminuar betonizimin e Tiranës, ndërkohë që vetë ka ndërtuar një ndërtesë 5-katëshe pa leje në Bllok. Kjo është e papranueshme”, tha Veliaj.

Kosova i është përgjigjur të shtunën, duke deklaruar se lejen për klinikën ia ka dhënë Edi Rama.

“Fakt është se lejen për ta ndërtuar klinikën ma ka dhënë Edi Rama dhe ka një firmë si zhgarravinë të gjatë… Por unë nuk merrem me përbaltje, dhe ish- mjaftistëve që vijnë e më thonë çfarë është bërë në zyrat e Mjaftit, u them nuk më duhet asgjë për fushatën time. Sepse e kam vetë të dëgjoj dhe të zgjidh problemet e qytetarëve,” tha Kosova të shtunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat