Alfred Qefalia: S’kam lidhje me arratisjen nga burgu i Drenovës

Shqipëria

Alfred Qefalia: S’kam lidhje me arratisjen nga burgu i Drenovës

Më: 30 maj 2015 Në ora: 12:45

Alfred Qefalia, i akuzuar si pjesë e grupit të “tritolit” është shprehur kundër vendimit të gjykatës së Korçës, e cila e ka dënuar atë me 15 vite burg nën akuzën për armëmbajtje pa leje dhe futje të armëve brenda ambiente të burgut të Drenovës.

Gjatë një interviste për News24, Qefalia ka deklaruar se nuk ka lidhje me skemën e arratisjes nga burgu i Drenovës. Nga ana tjetër ai tha se e akuzojnë se ka tentuar të fusë armë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, ndërsa theksoi se në atë kohë ka qenë duke futur dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

“E konsideroj vendim shumë të padrejtë dhe një vendim që nuk u morën për bazë as fakte as e as prova. Por vetëm vendimi se kush është emri i këtij dhe doli për arratisjen. Na morën jetën duke na dhënë vendim kapital, pa prova dhe fakte. Më akuzojnë për armëmbajtje pa leje në arratisjen e Korçës, ndërkohë që kam futur dhe armë në burgun e Drenovës, ndërkohë që në datën dhe ditën që janë futur armët aty ndodhesha në burgun e Fushë-Krujës”, tha për News24 Qefalia.

Nga ana tjetër Qefalia ka akuzuar punonjës të rëndësishëm të Policisë së Shtetit, pa përmendur emra se fshihen pas vendimit të gjykatës së Korçës, pasi sipas tij nuk u morën për bazë as provat dhe faktet që ai dispononte nuk u morën për bazë. Ai tha se

“Unë jam liruar në 6 shtator të 2013. Në atë kohë kam qenë në burgun e Fushë-Krujës, dhe ja kam paraqitur gjykatës dhe kam dokument zyrtarë, ka kamera, prova, por s’u morën parasysh. Pas këtij vendimi qëndrojnë se mund të ketë persona të tjerë, nuk e di, ndoshta ndërhyn policia, është një presion i paparë. Që në momentin që jam arrestuar në Tiran, drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit më kanë thënë; mos kujto se do ja hedhësh lehtë. Edhe nëse s’do akuzohesh në Tiranë, do marrësh në Korçë 15 vjet burg dhe doli fjala e tyre, Ai ishte vendim i marrë shumë kohë më parë. dhe ky vendim ishte i shtyrë nga shumë faktor të tjerë.”- tha Qefalia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat