Rama në Përmet: Brenda vitit ndryshim rrënjësor të infrastrukturës ujitëse

Shqipëria

Rama në Përmet: Brenda vitit ndryshim rrënjësor të infrastrukturës ujitëse

Më: 30 maj 2015 Në ora: 12:43

Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot paradite drejt Përmetit në mbështetje të kandidatit të PS-së Gilberto Jaçe.

Kryeministri e quajti “fillim i një mandati të ri me punë dhe vetëm punë për Përmetin e përmetarët” votën për kandidatin e majtë.

Rama premtoi se brenda vitit do të ketë një ndryshim rrënjësor të infrastrukturës ujitëse dhe të kullimit në zonat rurale.

Edi Rama: “Për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm na duhet tu sigurojmë disa gjëra elementare duke nisur nga kanalet ujitëse e kulluese të cilat për vite të tëra kanë mbetur të bllokuara. Plani ynë është të garantojmë ujitjen dhe kullimin në të gjithë zonën rural të bashkive të reja.

Të gjithë kandidatët tanë po bëjnë inventarin e kilometrave të bllokuar nga ferrat pisllëku e harresa. Mbi këtë inventar do prëcaktojmë një paketë të posaçme që vera e ardhshme të jetë ndryshme për ata që jetojnë në fshat. Për të pastruar gjithçka është bllokuar dhe shkatërruar nuk mjafton një vit por brenda një viti do jemi dëshmitarë të ndryshimit rrënjësor në infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit në fshat”.
Përmeti- tha Rama – meriton një sistem të infrastrukturës shkollore model.

Duke u ndalur tek pala kundërshtare Rama tha se PD nuk po bën fushatë për zgjedhjet vendore dhe u bëri thirrje përmetarëve e përmetareve të votojnë kandidatin e majtë pasi ka kohë për të votuar PD-në.

Edi Rama: “Nuk ia vlen të diskutojmë nëse është burrë i mirë apo jo kandidati tjetër. PD nuk e ka mendjen tek zgjidhjet e problemeve të komuniteteve. Nuk po bën një fushatë ku të flitet për këto probleme. PD po bën një fushatë ku motoja është ishim më mirë ku ishim më keq dhe të kthehemi aty ku ishim”/oranews

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat