Veliaj: Brenda mandatit të parë, do shpërndajmë hipotekat për 385 pallate

Shqipëria

Veliaj: Brenda mandatit të parë, do shpërndajmë hipotekat për 385 pallate

Më: 30 maj 2015 Në ora: 11:14

Kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takim me banorët dhe ndërtuesit e pallateve Hawai, deklaroi se brenda mandatit të tij të parë ata do marrin hipotekat e banesave të tyre.

Veliaj premtoi dhe se gjatë katër viteve të punës së tij në krye të bashkisë, në kryeqytet nuk do ketë asnjë pallat pa administratorë.

“Ai që është kryetar bashkia premtoi që për pallatet Hawai premtoi se do i hipotekonte, por çfarë bëri në këto katër vjet? Asgjë. Jam këtu për t’ju treguar se cilat ka për detyrë të bëjë bashkia, dhe jo kryetari i partisë. Nëse bashkia në këto 4 vjet nuk do ishte në gjumë duke u gërhitur. Të 385 pallatet brenda mandatin tim do marrin në dorë legalizimin. Ligji është shumë i qartë; nuk ka pasur inspektim punimesh, atë e bën bashkia. Të jetë bashkia ajo që do bëjë inspektimet dhe të zhbllokohen procesi për të ndalur andrallat e këtij bllokimi. Ligji e shpreh shumë qartë për ata që objekte janë bllokuar, aktin e kontrollit e ngre një grup pune. Sa staf ju duhet këtyre për të caktuar një ekip kontrolli?”, tha Veliaj.

Nga tjetër, Velija nuk ka kursyer as ironitë për kryetarin aktual të bashkisë së Tiranës, ndërsa pas kazanëve të plehrave ndodhej një lopë që ushqehej me mbetje. Veliaj iu drejtua të pranishmëve se ‘kjo skenë nuk është për faj të Edi Ramës’.

“Pas nesh kemi një skenë që nuk do donim ta shihnim, ja kjo është panorama, një lopë që ha bar. Tashmë do gjeni zyrtarë që nuk bllokojnë dosjet dhe do punojnë. Nëse do kemi një bashki që punon dhe legalizon, do kemi një proces të mirë. Në Tiranë kemi rreth 3500 pallate pa administratorë. Dhe për këtë lopën këtu Edi Rama i pengon? Po për administratorët Rama i pengon? Me këtë mund të punësoheshin shumë njerëz. Propozimi ynë është se të do nisim licencimin e administratorëve të pallateve. Dua të falënderoj ata që do marrim hipotekat, për durimin e tyre të pamasë.”, përfundoi Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat