Bllokohen punimet në digën e Liqenit Artificial

Shqipëria

Bllokohen punimet në digën e Liqenit Artificial

Më: 30 maj 2015 Në ora: 11:14

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ribllokoi sot punimet për kompleksin e pallateve në digën e Liqenit Artificial. Sipas IKMT-së, firma ndërtuese nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.

Kreu i IKMT-së, Dallëndyshe Bici, deklaroi se punimet duhet të ndërpriteshin pas vendimit të gjykatës.

Më herët, Gjykata Administrative e Apelit hodhi poshtë kërkesën e firmës që po ndërton pallatet tek Diga e Liqenit në Tiranë, për të shpallur të paligjshëm vendimin e Inspektoratit Ndërtimor, që vendosi ndërprerjen e punimeve në këtë kantier. Me këtë vendim, puna në kantier do të pezullohet dhe parku do t’u rikthehet sërish qytetarëve.

Ndërsa më 14 janar të këtij viti, IKMT shpalli përmes një urdhri të pavlefshëm vendimet e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e pallateve shumëkatëshe.

Nisja e ndërtimeve për një kompleks pallatesh në zonën e Liqenit Artificial nisi debate të shumta publike, si dhe protesta. Në mbrojtje të këtij parku dolën qytetarë, ambientalistë dhe politikanë, të cilët u shprehën kundër projektit për cenimin e hapësirave të gjelbra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat