Kapet fieraku, ndihmonte klandestinët për 1700 euro

Shqipëria

Kapet fieraku, ndihmonte klandestinët për 1700 euro

Më: 30 maj 2015 Në ora: 09:39

Klandestinët zbulohet se ndihmoheshin nga një 37-vjeçar nga Fieri, për të kaluar nga jugu i Shqipërisë në Malin e Zi, me synim vendet e Bashkimit Evropian.

Bledjan Lapi, 37 vjeç, banues në Fier, u arrestua në flagrancë në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën automobilistike “Bajzë – Hot”, pikërisht në afërsi të kishës së fshatit Hot. I riu po udhëtonte me një kamionçinë të markës “Benz”, me targë AA 082 DM.

Policia tha se, Lapi po transportonte me këtë kamionçinë 34 shtetas të vendeve të treta. Sipas të dhënave paraprake, 37-vjeçari i kishte marrë klandestinët në “Dropull” të Gjirokastrës më datë 28 maj, për t’i çuar më tej deri në fshatin Hot, të rrethit Malësi e Madhe, në afërsi të kufirit me Malin e Zi.

Këtë ‘ndihmë’ Lapi e ofronte kundrejt shumës prej 1700 euro. Policia tha se, materialet në ngarkim të shtetasit Bledjan Lapi, i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat