Idrizi: Votoni PDIU për të ringritur krenarinë kombëtare

Shqipëria

Idrizi: Votoni PDIU për të ringritur krenarinë kombëtare

Më: 29 maj 2015 Në ora: 23:58

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me elektoratin në qytetin e Durrësit, nga ku tha se të gjithë ata që votojnë për partinë e tij do të ndihmojnë në ngritjen e vlerave kombëtare.

Idrizi theksoi se Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet punon vazhdimisht për çështjen çame dhe se është zotuar ta çdojë deri në fund këtë kauzë.

“Kemi ambicie se jemi parti e madhe dhe këtë do ta tregojmë edhe në zgjedhje të tjera. Ne nuk shkojmë në zgjedhje vetëm për 4 bashki, por synojmë më shumë se kaq”, tha Idrizi.

PDIU kandidon në të gjitha bashkitë e Qarkut Durrës, në listat për Këshillat Bashkiakë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat