Kosova-Ramës: Do të të ndihmoj për fëmijen e radhës edhe nëse jam kryetar

Shqipëria

Kosova-Ramës: Do të të ndihmoj për fëmijen e radhës edhe nëse jam kryetar

Më: 29 maj 2015 Në ora: 20:51

Rama iu drejtohet vajzave dhe grave: Duke votuar Erionin kryebashkiak, fitoni Halimin gjinekolog Kryeministri Edi Rama ka bërë një batutë gjatë prezantimit të kandidatit socialist për Bashkinë e Tiranë duke theksuar se me zgjedhjen e Veliajt qytetarët do të fitojnë një kryetar të zotë bashkie si edhe nuk do të humbasin një gjinekolog.

Nuk ka kaluar as një orë nga batuta e Ramës dhe në të njëjtën formë i ka ardhur përgjigja nga kandidati demokrat, Halim Kosova. I pyetur gjatë një interviste në ABC Neës në lidhje me deklaratën e Ramës, Kosova tha se do t’i shërbente Ramës edhe nëse do të ishte kryetar bashkie. “Pse ka ndërmend të bëjë fëmijë tjetër Rama? Edhe nëse do të jetë kështu, unë do t’a ndihmoj edhe duke qenë kryetar bashkie”, -iu përgjigj Kosova pyetjes së gazetares Mirela Milori se cili ishte komenti për Ramën.

Profesioni i Kosovës si gjinekolog është përdorur shpesh si argument gjatë fushatës së të majtëve në Bashkinë e Tiranës, ndërsa nuk kanë munguar asnjëherë përgjigjet me batuta të këtij të fundit ndaj qasjeve të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat