Rama: Femrat duke votuar Veliajn fitojnë një kryetar bashkie dhe s’humbasin gjinekologun

Shqipëria

Rama: Femrat duke votuar Veliajn fitojnë një kryetar bashkie dhe s’humbasin gjinekologun

Më: 29 maj 2015 Në ora: 20:00

Partia Socialiste dhe LSI kanë prezantuar sot programin e përbashkët për gratë dhe vajzat. Gjatë fjalës së tij Kryeministri tha se duhet bërë akoma më shumë për të ndryshuar realitetin sepse në një sërë zonash të Shqipërisë ato janë të penguara për të ecur përpara. Rama tha gjithashtu se kur gratë bëhen bashkë, lind diçka magjike, sepse ato e përfundojnë gjithmonë atë që nisin.

“Vendet kur gratë lihen në hije, gjerat nuk shkojnë asnjëherë në drejtimin e duhur. E kundërta ndodh nëse ato janë pjesë e vendimmarrjes. Ata që duan të ndryshojnë cilësinë e shoqërisë duhet të investojnë tek gratë dhe vajzat. Gjërat në Shqipëri kanë ndryshuar për mirë edhe pse ka ende shumë për të bërë. Në Shqipëri ka realitete tronditëse të diskriminimit gjinor.

Ky realitete i dhimbshëm është prezent në një sërë zonash. Nuk është aspak e lehtë që ta ndryshojmë këtë situatë. Këto 25 vjet na kanë treguar se kanë sjellë progres të padiskutueshëm të grave por ende ka një degradim të kushteve të tyre, ku gra dhe vajza jetojnë të penguara, të ndaluara dhe pamundura për të qenë si gjithë të tjerat, prandaj e kemi kapërcyer kohën për të ndryshuar këtë situatë. Sot në Shqipëri që po lëmë pas, në nivelin e afro 400 kryetareve të bashkive apo komunave ka vetëm 5 gra ose 1% e përfaqësimit të tyre. Sot në Shqipëri PS dhe LSI ka zgjedhur mes grave 16% të kandidatëve femra, që kam besimin e plotë se jo vetëm janë 16% e kandidatëve por do të jenë edhe fitues të njësive vendore. Aktualisht rreth 12 % e këshillave komunal e bashkiakë janë femra. Dy partitë tona janë një forcë e vetme edhe në këtë pikë. Tani në Shqipëri në këshillat e ri bashkiakë do të kemi 50% të femrave falë zotimit programor të PS dhe LSI-së. Për herë të parë qeveria shqiptare ka 7 gra ministre, duke e futur Shqipërinë ne mbimesataren e vendeve të pranimit të grave në të tilla poste drejtuese.

Nëse BE mund të bëjë edhe me 32% të grave përfaqësim, ne na duhen të paktën 50% e tyre në përfaqësimin e komuniteteve. Sot në këtë sallë ka një njeri me fat dhe ky është Erjoni që ju ka juve si mbështetje”, tha Kryeministri. Ndërkohë ai nuk ka lënë duke ironizuar kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Halim Kosovën, duke thënë se ai di të bëjë vetëm doktorin e grave dhe jo kryetarin e bashkisë. “Duke votuar kandidatin e ASHE-së, Erion Veliajn, gratë fitojnë dy gjëra; së pari një kryetar bashkie dhe së dytë nuk humbasin një gjinekolog. Veliaj e Kosova do bëjnë punën që dinë të bëjnë. Puna e një kryetari bashkie është ajo e Erion Veliajt, ndërsa puna që është lënë bosh në maternitet e bën vetëm Halimi. Gratë dhe vajzat demokrate duhet të jenë të bindura se duke votuar Erjonin, mbështesin Halimin”, ironizoi Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat