Deromemaj: Gjarpërinjtë pushtojnë bregdetin e Vlorës, rrezikohen fëmijët e banorët

Shqipëria

Deromemaj: Gjarpërinjtë pushtojnë bregdetin e Vlorës, rrezikohen fëmijët e banorët

Më: 29 maj 2015 Në ora: 19:09

Kandidati i Partisë Demokratike për Vlorën Genc Deromemaj thotë se gjendja në bregdet në Vlorë është e rrezikshme pasi është pushtuar nga gjarpërinjtë. Sipas tij pamja në Vlorë është e frikshme dhe e rrezikshme.

“Të dashur miq! E kam shprehur prej kohësh, publikisht, shqetësimin për mos-hapjen e sezonit turistik këtë vit në Vlorë. Duke e quajtur madje ‘mbyllje të sezonit’. Fotot që shihni më poshtë japin një pamje të frikshme dhe rrëqethëse. Ja pra, se pse nuk mund t’a hapnin sezonin. Gjarpërinjtë kanë pushtuar atë që pushteti e quan ‘Lungomare’ ndërsa vlonjatët si ne e ju, herë ‘Lungobalta’ e herë ‘LungoRama’. Që sot e tutje mund t’i themi edhe ‘LungoGjarpëri’.

Këta gjarpërinj dalin nga shtufi i hedhur aty, por nuk janë të vetmit që rrezikojnë jetën e banorëve, dhe sidomos fëmijëve. Në atë palo rërë që kanë hedhur në plazh, rriten edhe akrepat e merimangat. Kam një lutje! Mbajini larg fëmijët nga ajo zone! Bëni durim!Ora e ndryshimit po vjen. Vlora nuk do ta pranojë këtë turp!”, akuzon Deromemaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat