Meta dhe ASHE prezantojnë programin për femrat: Janë më të afta se burrat

Shqipëria

Meta dhe ASHE prezantojnë programin për femrat: Janë më të afta se burrat

Më: 29 maj 2015 Në ora: 19:08

Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka prezantuar sot programin për femrat duke thurrur komplimenta për to dhe duke vlerësuar aftësitë e tyre.

“Femrat janë më serioze dhe më të afta se burrat”, ka thënë Meta.

Ai është shprehur i kënaqur që kanë arritur të kenë një barazi gjinore në kandidaturat për Këshillat Bashkiakë.

“Burrat i lënë punët rrugës ndërsa femrat janë më të vendosura”, ka deklaruar Meta.

Meta ka vlerësuar edhe kandidatin e ASHE Veliaj duke thënë se do t’i japë fund papunësisë dhe varfërisë.

Meta ka vlerësuar maksimalisht femrat ashtu sikundër edhe Rama i cili në takimet e tij elektorale ka përsëritur disa herë se femrat janë më të zota se meshkujt.

Madje “anekdota” e tij me veriorët që thonin se “nuk kemi gra për këshilla bashkiakë, dhe Rama u përgjigjej me kë jeni martuar atëherë” u bë thuajse një slogan i fushatës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat