Haxhinasto inspekton punimet në segmentin Hani Hotit - Vermosh

Shqipëria

Haxhinasto inspekton punimet në segmentin Hani Hotit - Vermosh

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:55

Ministri Haxhinasto i shoqëruar nga homologu malazez ka inspektuar paraditen e sotme punimet në segmentin rrugor Hani Hotit – Vermosh.
Ky segment rrugor 70 km i gjatë i cili parashikohet të mbarojë në vitin 2017 do të lidhë Shkodrën me Rajonin e Plavës dhe Gucisë duke krijuar kështu më tepër mundësi ekonomike për shqiptaret dhe malazezët
“Segmenti prej 70 km, investim 45 mln usd i Qeverise Shqiptare do te lidh Shkodren me Rajonin e Plaves dhe Gucisë. Rruga do të krijojë mundësi ekonomike per Shqiptaret dhe Malazezet ne Plave dhe Guci. Kufiri nuk duhet te ekzistoje midis vendeve tona. Rruga përfundon në 2017-ën. Së shpejti grup pune i përbashkët për realizimin e Korridorit Adriatik-Ionian”- tha Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat