Ministri Cani inspekton ecurinë e punimeve në doganën e Morinës

Shqipëria

Ministri Cani inspekton ecurinë e punimeve në doganën e Morinës

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:41

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, i shoqëruar edhe nga autoritetet e Shërbimit Doganor Shqiptar, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Doganën e Morinës në rrethin e Kukësit. Ministri Cani ka inspektuar ecurinë e punimeve në këtë pikë doganore.

Sikurse është bërë e njohur Qeveria Shqiptare po vijon të investojë për përmirësimin e infrastrukturës në pikat e kalimit kufitar. Në doganës e Morinës është duke u realizuar projekti i rradhës, një investim që synon të krijojë kushte për shkëmbimet tregtare dhe rritjen e flukseve të tyre midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Në një prononcim për mediat, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani iu tha gazetarëve të pranishëm në këtë pikë të kalimit të kufirit se që prej datës 2 shkurt kur u lidh edhe kontrata për të zgjeruar rrugën hyrëse për në Doganën e Morinës, është duke u punuar për realizimin e procedurave ligjore dhe të projektit dhe tashmë kanë filluar punimet në terren.

Ministri Cani tha se ky investim do të bëjë që, jo vetëm për sipërmarrjen, por edhe për ata dhjetëra-mijërave shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës, – veçanërisht në kohën e verës, – të mos kenë asnjë dallim dhe asnjë pengesë në kalim.

Ky investim prej rreth 600 mijë dollarësh për të bërë zgjerimin e rrugës që shkon drejt doganës dhe për të shtuar pikat e kontrollit, – tha ministri- besoj se do të jetë për t’i dyfishuar ato, duke krijuar një lehtësi më të madhe për të gjithë udhëtarët, por edhe për operatorët e ndryshëm ekonomikë që kalojnë në Doganën e Morinës

Investimi i bërë, së bashku me masat që po marrin të dy administratat doganore të vendeve tona, po krijojnë kushtet për një korridor të përbashkët doganor

Kjo prek të gjitha bizneset që operojnë midis Shqipërisë dhe Kosovës duke sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në tregtinë mes dy vendeve, shkurton kohën e qëndrimin të tyre në doganë, redukton kostot për biznesin

“Ky është një lehtësim për bizneset, por ne po punojmë në vazhdomësi që t’i kemi doganat e harmonizuara”, -theksoi Cani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat