Veliaj në njësinë 8: Legalizuam klinikën 5 katëshe të Dr.Halimit

Shqipëria

Veliaj në njësinë 8: Legalizuam klinikën 5 katëshe të Dr.Halimit

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:06

Kandidati i majtë Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me banorët e njësisë numër 8, në lagjien te e cila ka lindur Kryebashkiaku Lulzim Basha.

Duke iu referuar problemeve në infrastrukturë në këtë lagjie, Veliaj deklaroi se një Kryebashkiak që nuk rregullon dot shtëpinë e tij, nuk i duhet askujt.

“Basha lindi në njësinë 8 por nuk investoi. Kur njeriu nuk rregullon dot shtëpinë e tij, nuk mund të rregullojë dot asgjë.Kur jeni të paaftë të rregulloni lagjien tuaj, për çfarë na duheni ne të tjerëve? Çfarë do bëni ndryshe në këto katër vjet?”, ka thënë Veliaj.

Veliaj është ndalur edhe të kundërshtari i tij Halim Kosova, për të cilin tha se edhe ai përfitoi nga Rilindja.

“Në njësinë 5 u legalizua klinika pesë katëshe e Doktor Halimit. Përfitoi edhe ai nga Rilindja”, tha Veliaj

Për Veliajn është e papranueshme që Halim Kosova ndërton një klinikë pesë katëshe pa leje, në një rrugë ku nuk hyn dot zjarrëfikësja.

“Unë e kuptoj dikë që ka ardhur nga larg e ka bërë shtëpi pa leje, por si ka ndërtuar pa leje një klinikë me 5 katë një njeri që jeton në mes të Tiranës. Si mund të kërkojë ai të bëhet kryetar Bashkie?”, shtoi Veliaj

Veliaj u ndal te problemet në njësinë 8 ku sipas tij janë 23 hapësira të pashfytëzuara me potencial për tu kthyer në hapësira shplodhëse.

Kandidati premtoi rehabilitim të kopshtit numër 6, i cili sipas tij është një kopsht jashtë çdo standardi dhe shtimin e një kopshti dhe shkolle të re në rrugën Besa.


Pjesë nga fjala e Veliajt:

Halimi tha se Tirana është bërë një makth. Po doktor, Tirana është bërë një makth.

Po doktor, në njësinë 5 ku ke bërë klinikën mezi kalon zjarrëfiksja. E si mund të vish ti të kërkosh votën?

Sot doktori doli dhe tha do ulim taksat 30 përqind për biznesin. Po pse nuk e bën Luli sot.

Sot zbuluat edhe që Tirana është me plehra? Pse premton se do e bësh pas katër vitesh? Bëje sot, kur keni Bashkinë. Po nuk e bëre sot, mos kërko vota.

Këta kujtojnë se njerëzit harrojnë. Qytetarët nuk kanë qënë të parët.

Dua të analizoj se si Luli dhe Halimi nuk rregulluan dot shtëpinë e tyre.

Në njësinë 8 kemi identifikuar 143 probleme si rruga dhe infrastruktura, legalizimet, mungesa e shkollave, zhvillimi i pronës për ata që kanë shpi me qerpiç që po u rrëzohen. A djali i lagjies nuk ua rregulloi.

Ne kemi identifikuar të gjitha problemet që kanë të bëjnë me parkimin he shërbimet publike.

Në njësinë 8 ka 6 hapësira parkimi abuzimi. Ne do ti çlirojmë.

Numri më i madh i sherreve në Tiranë ndodh për parkimin. Kur Kryetari i Bashkisë parkon poshtë kalit të Skënderbeut, mesazhi që i jep qytetit është se kush është i fortë le të parkojë ku të dojë. Ne “të dobëtit” do ta marrim qytetin në dorë pas zgjedhjeve.

Ka 11 hapësira publike të uzurpuara që do ua kthejmë fëmijëve tanë.

Plani ynë është të bëjmë ndërhyrje në këto probleme brenda 300 ditëve të para.

Kopshti numër 6 është një kopsht jashtë çdo standardi ndaj do ketë investimet tona kryesore. Do rehabilitohet dhe shtohet një kopsht i ri në rrugën Besa. Bashkë me një shkollë të re 9 vjeçare.

Jam i ndërgjegjshëm që edhe më shumë probleme do ketë ndaj ju ftoj në faqen unëpërtiranën.com ku mund të shtoni gjithë problematikat.

Në lagjien tuaj janë 23 hapësira të pashfytëzuara me potencial për tu kthyer në hapësira shplodhëse. Ato do të marrin vëmendjen tonë.

Kemi identifikuar 5 hapësira me mungesë totale gjelbërimi. Ne do të kthejmë gjelbëriin në to.

Në total 44 probleme më hapësirat publike dhe gjelbërimin.

Problemi më i madh është ai i rrugëve. Kemi identifikuar 27 rrugë të amortizuara. Po flasim për rrugën Ibrahim Kazazi, që në dimër kthehet në një tmerr të vërtetë balte.

Projekti ynë për Pazarin e Ri është një projekt tipik i traditës së Tiranës. Sfidoj kundërshtarët e mi të shkojnë të shohin tregun e mbushur me plehra. Ne duam traditën jo plehrat.

Kemi edhe projektin e madh nga i cili do përfitojë edhe kjo njësi, bulevardi i ri. Ne duam ta zgjerojmë bulevardin me gjelbërim jo me pallate. Do të ketë një park qendror në mes të Tiranës, çfarë do të mundësojë që njësia 8 të ketë pranë një hapësirë të gjelbër në mës të Tiranës.

Duhet një park dinjitoz edhe për të moshuarit.

Garancia ime për këtë është anulimi i ndërtimeve të diga e liqenit. Ne e denoncuam çdo ditë. Gjykata e anuloi. Nga ky vendim fituan qytetarët. Kjo tregon se kur populli do drejtësi, drejtësi do të ketë. Ato ndërtime kanë emrin e Shkëlzenit dhe të Saliut, janë të pandershme.

Ne ua vumë emrin që në fillim dhe e fituam betejën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat