Ambasada amerikane, dy automjete për njësinë Antikontrabandë

Shqipëria

Ambasada amerikane, dy automjete për njësinë Antikontrabandë

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:14

Dy automjete për njësinë Antikontrabandë të Administratës Doganore, janë vënë në shërbim nga ambasada amerikane në Tiranë, përmes Programit të saj të Kontrollit tëEksportit & Sigurisë Kufitare (EXBS).

Ceremonia u ndoq nga zëvendësshefi i Misionit, Henry V. Jardine, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Doganës, Zamir Shtylla dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Doganës.

Zëvendës Shefi i Misionit, Jardine, theksoi se, këto automjete do të forcojnë kapacitetet e kontrollit kufitar në mënyra të ndryshme të rëndësishme.

Ndërsa zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Doganës, Shtylla, shfrytëzoi rastin për të shprehur mirënjohjen e tij ndaj qeverisë së SHBA dhe Programit EXBS për mbështetjen e vlefshme dhe të vazhdueshme në trajnim dhe pajisje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat