PD: Policia mbron autorin kryesor të sulmit në aktivitetin e PD në Sukth

Shqipëria

PD: Policia mbron autorin kryesor të sulmit në aktivitetin e PD në Sukth

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:09

Deputeti Edmond Spaho në një deklaratë për mediat ka risjellë në vëmendje incidentin gjatë takimit elektoral në Sukth të kandidates së PD për Durrësin Grida Dumës.
Sipas Spahos, policia në menyrë të qëllimshme ka gënjyer duke shpallur në kërkim vetëm dy nga autorët që kanë kryer aktin e dhunshëm.

“Sipas filmimeve që ju kemi paraqitur dhe dëshmive të tre të plagosurve tregohet qartë që veç personave që janë shpallur në kërkim, autor kryesor i sulmit të dhunshëm është Berti Hoxha.”- shprehet Spaho.
Më tej Spaho shton se agresorët janë parë në takimin elektoral të zhvilluar nga kandidati tjetër, Vangjush Dako.

"Edhe një herë po ngremë shqetësimin e thellë për ngjarjen e rëndë që ndodhi pardje në Bashkinë Sukth.

Në ambientet ku u zhvillua dy ditë me parë aktiviteti i kandidates së PD për Bashkinë Durrës, Grida Duma u sulmuan në mënyrë të dhunshme dy punonjës të Bashkisë Sukth dhe sekretari i seksionit të PD të fshatit Kullë duke i goditur me mjete të forta dhe tytën e pistoletës dhe kërcënuar me jetë nga përfaqesues të shtabit elektoral të Vangjush Dakos në këtë Bashki.

Komunikata e policisë në menyrë të qëllimshme ka gënjyer duke shpallur në kërkim vetëm dy nga autorët që kanë kryer aktin e dhunshëm.

Sipas filmimeve që ju kemi paraqitur dhe dëshmive të tre të plagosurve tregohet qartë që vecc personave që janë shpallur në kërkim, autor kryesor i sulmit të dhunshëm është Berti Hoxha.

Në këtë mënyrë policia është bërë pjesë e këtij skenari me qendrimin mbrojtes ndaj autorit kryesor i cili nuk u ndalua megjithe kallzimin e bere dhe deshmite e deshmitareve okulare ne vendngjarje.

Dje autoret e ngjarjes moren pjese ne aktivitetet elektorale te Vangjush Dakos ne Bashkine e Sukthit.
Trimerimi i tyre dhe mbeshtetja e policise i beri qe gjate marshimit te karvanit te turpit te Dakos neper Sukth te leshonin kercenime ndaj shtabit te PD ne kete qytet.

Ngjarja e ndodhur ne Sukth eshte mjaft e rende dhe tregon per klimen konfrontuese qe po mundohen te imponojne ne fushate njerezit e Vangjush Dakos dhe mund te jete pararendese e akteve te tjera ne ditet e ardheshme.

Per fat te keq askush nuk e denoi kete ngjarje skandaloze. Qeveria, Ministri i Brendshem dhe Kryeministri heshten dhe vazhdojne te bejne sehir madje me qendrimin e tyre i inkurajojne ata.

I bejme thirrje policise te heqe dore nga angazhimet politike ne fushaten zgjedhore ne Durres, te kryeje detyren duke mos u bere pale me elemente me lidhje kriminale.

I kerkojme Prokurorise te marre masa dhe ndaloje autoret e ngjarjes skandaloze ne Sukth qe nuk eshte i vetmi konfrontim elektoral i kryer nga pasuesit e Vangjush Dakos ne kete fushate.

Askush te mos mendoje se do shpetoje sot apo ne te ardhmen nga forca e ligjit", thotë Spaho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat