Kryeministri Rama dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Shqipëria

Kryeministri Rama dhuron gjak për fëmijët talasemikë

Më: 29 maj 2015 Në ora: 16:00

Fushatës për dhurimin e gjakut në mbështetje të fëmijëve talasemikë i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama.

Njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq Shqiptar, i cili sot nisi edhe fushatën e dhurimit të gjakut, u vendos në ambientet e Kryeministrisë.

Ky është i dyti vit që stafi i kryeministrisë i bashkohet kësaj fushate, e cila zhvendoset në ambientet e këtij institucioni.

Ndër të parët që dhuroi gjak ishte kryeministri Edi Rama, i pasuar nga stafet e departamenteve të Kryeministrisë. Kontributi do të shkojë në mbështetje të jetës për fëmijët talasemikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat