Padia për shpifje, prokuroria: Paloka të shpallet i pafajshëm

Shqipëria

Padia për shpifje, prokuroria: Paloka të shpallet i pafajshëm

Më: 29 maj 2015 Në ora: 11:49

Vendimi për gjyqin mes kreut të qeverisë, Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, do të jepet më 5 qershor.

Ndërkohë, prokuroria kërkoi që deputeti demokrat Edi Paloka të shpallet i pafajshëm nga akuzat për shpifje, për të cilat është paditur nga kryeministri Rama.

Sipas konkluzioneve të prokurorisë, nuk ka fakt penal dhe se Paloka duhet të shpallet i pafajshëm. Edhe më herët, avokatët mbrojtës kanë argumentuar të njëjtën gjë, duke përsëritur arsyetimin se deklaratat nuk kanë qenë qëndrim personal i Palokës, por i partisë që ai përfaqëson.

Kryeministri Edi Rama paditi në janar të këtij viti kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Palokën për akuzën e shpifjes, lidhur me deklaratat e këtij të fundit se qeveria është i lidhur me krimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat