Zgjedhjet 2015, Viktor Tushaj kërkon në Lezhë votën e ish- ushtarakëve

Shqipëria

Zgjedhjet 2015, Viktor Tushaj kërkon në Lezhë votën e ish- ushtarakëve

Më: 29 maj 2015 Në ora: 10:39

Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Evropiane në Lezhë, është takuar me përfaqësues të ish-Ushtarakëve.
Sipas Viktor Tushaj, kjo kategori ka nevojë për më shumë vëmendje për shkak të barrierave që ka kaluar.
Viktor Tushaj: “Ushtarakët janë njerëzit më korrekt. Besoj se dëshirën dhe pasion e kanë pasur për të shërbyer shtetit.Kjo urdhëro, si urdhëro ëshë sllogani më I mirë që duhet të dimë ta respektojmë.”
Tushaj përsëriti se modeli që ai ka drejtuar Lezhën për dy mandate, do rezultojë i sukseshëm edhe për 4 vitet e ardhshme, ndaj u kërkoi votën ish ushtarakëve.
Viktor Tushaj: “Projektet infrastrukturore të realizuara në shkolla janë sot modele jo vetëm të qytetit por dhe Shqipërisë. Po kështu dhe projektet e rrugëve”
Ndërkohë nga Lezha u denoncoi djegia e një lokali, pronari i të cilit pretendon se është e qëllimshme për shkak të angazhimit të tij me LSI-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat