KQZ çon në Prokurori dhe Rroshin. PD e akuzon për shtim artificial të qytetarëve

Shqipëria

KQZ çon në Prokurori dhe Rroshin. PD e akuzon për shtim artificial të qytetarëve

Më: 29 maj 2015 Në ora: 08:50

Pas kryebashkiakut të Durrrësit, edhe drejtuesi aktual I bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi është denoncuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për shtim të panatyrshëm të votuesve.

Auditët teknicien Armand Teliti dhe Ened Kërcini paraqitën dje në KQZ një raport sipas të cilit për dy javë në bashkinë e Kavajës janë shtuar 600 persona nga Tirana e Rrogozhina me firmën e kryebashkiakut Roshi.

“195 kontrata në të cilat përfshiheshin 640 persona.I kam shfltuar dhe ishin të ngjashme” tha Auditi

Mbi bazën e këtij raporti përfaqësuesi i PD, Njazi Kosovrasti kërkoi një hetim të thelluar të çështjes dhe shkarkimin e Roshit nga kryeministri Rama

Njazi Kosovrasti: Unë mendoj se Rroshi është në shkelje të rëndë të ligjit. KQZ ti drejtohet kryeministrit që në përputhje me nenin 115 të Kushtetutës t’i kërkojë shkarkimin e Rroshit, si kryetar bashkie.

Për një hetim të cështjes ishte edhe përfaqësuesi i PS, Genci Gjoncaj por ky i fundit tha se bëhet fjalë për një numër që në fakt është vetëm 1 % e votuesve

Është një cështje shumë sensitive. Kavaja ka 60 mijë votues ndërsa kjo shifër është sa 1% .

Pas debateve Komisioni qëndror i Zgjedheve vendosi që raportin shtesë të audituesit teknicine Armand Teliti tja kalojë Prokurorisë së Përgjithshme për hetime të thelluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat