Presidenti dekreton ligjin për hapjen e dosjeve, por a ka mbet dosje?

Shqipëria

Presidenti dekreton ligjin për hapjen e dosjeve, por a ka mbet dosje?

Më: 29 maj 2015 Në ora: 07:44

Kreu i shtetit, Bujar Nishani dekretoi dje ligjin “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, apo ai që njihet ndryshe si ligji për hapjen e dosjeve. Ky ligj pati kundërshti nga opozita, sidomos nga ishkryeministri Berisha, ndërsa nga ish-ministri Erion Veliaj që e solli në Kuvend, u konsiderua si një sukses i tij i fundit përpara se të linte postin.

Ligji i miratuar nga Kuvendi garanton hapjen e dosjeve, por jo lustracionin. Po dje presidenti Nishani priti në një takim Audrey Glover, shefen e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore në Shqipëri.

Përmes një njoftimi të shkurtër, Presidenca njoftoi se Nishani dhe Glover diskutuan çështje të reformës territoriale si edhe mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në tërësi. Audrey Glover u prit dje edhe nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta./opozita

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat