Meta: Piktura me Isa Boletinin nuk ishte provokim

Shqipëria

Meta: Piktura me Isa Boletinin nuk ishte provokim

Më: 28 maj 2015 Në ora: 23:20

Piktura me Isa Boletinin në zyrën e shtypit të Kuvendit, ku u zhvillua takimi me kryeministrin e Serbisë Alekandar Vucic, nuk ishte një provokim.
Kështu deklaroi kreu i Kuvendit Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Top Story”, ku u shpreh se fotoja e Boletinit është dhe do të mbetet në zyrën e pritjeve të kryesisë së Kuvendit.

“Piktura e Isa Boletinit ka qenë dhe do të jetë gjithnjë aty. Nuk ishte provokim ndaj palës serbë. Vizita e Kryeministrit të Serbisë në Tiranë ishte mjaft pozitive dhe dha një mesazh mjaft inkurajues. Reagimi i komisionerit Han në emër të BE-së tregoi qartë që Shqipëria dhe Serbia ndjejnë të nevojshme bashkëpunimin për t’u integruar në BE. Temat delikate mbeten ende në këmbë, por interesat e përbashkëta janë mjaft të mëdha”, tha Meta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat