MF: Gati 14 mld lekë për shlyerjen e borxhit ndaj bizneseve e individëve

Shqipëria

MF: Gati 14 mld lekë për shlyerjen e borxhit ndaj bizneseve e individëve

Më: 28 maj 2015 Në ora: 22:36

Qeveria shqiptare në muajin shkurt 2014, me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 50, datë 05.02.2014, miratoi Strategjinë e Shlyerjes së Detyrimeve të Prapambetura e të planit të veprimit ndaj biznesit dhe individëve.

Në kuadër të strategjisë, deri më datë 25 maj 2015, Ministria e Financave ka alokuar në total rreth 14.33 miliardë lekë detyrime të prapambetura sipas kategorive: Investimet publike, janë alokuar 5.8 miliardë lekë, (ii) Shpenzimeve korente për mallra dhe shërbime, janë alokuar rreth 0.2 miliard lekë, (iii) rimbursim TVSH-je janë alokuar rreth 4.5 miliardë lekë, (iv) “Të tjera” janë alokuar 3.8 miliardë lekë ku përfshihen: detyrimet për “Vendimet gjyqësore”, janë alokuar rreth 1.6 miliardë lekë, “Shpronësimet” janë alokuar rreth 1 miliard lekë dhe “Emergjencat dhe shpërblimet për lindjet” janë alokuar rreth 1.1 miliardë lekë.

Gjithashtu Ministria e Financave informon se procesi i shlyerjes së detyrimeve të mësipërme është duke u monitoruar dite pas dite në mënyrë që të parandalohet çdo pengesë dhe vështirësi në kryerjen në kohë dhe sa më shpejt të këtij procesi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat