Duel kolegësh, gjyqtarja e Shkodrës padit Sandër Simonin

Shqipëria

Duel kolegësh, gjyqtarja e Shkodrës padit Sandër Simonin

Më: 28 maj 2015 Në ora: 22:28

Një çështje unike dhe shumë e veçantë është regjistruar për gjykim. Kësaj here përballë njëri-tjetrit janë vetë dy gjyqtarë.

Ish-studentja dhe kolegia e Kryetarit të Gjykatës së Krimeve të rënda Sandër Simoni, Irida Kacerja, e ka akuzuar këtë të fundit për plagjaturë.

Kacerja e cila aktualisht është gjyqtare në Shkodër pretendon se Simoni ka kopjuar një material të sa, të cilin më pas e ka publikuar.

Për një gjë të tillë Kacerja i është drejtuar gjykatës duke kërkuar tërheqjen nga tregu të tekstit si dhe një dëmshpërblim ekonomik.

Ja detajet e çështjesh:

Gjykata e shkallës së parë

Nr. i Çështjes: 8744

Dt. e regjistrimit: 25.05.2015

Paditesit: Irida Kacerja

Te paditurit: Sander Simoni

Lloji i Çështjes: Padi te Tjera(Çështje Tregtare)

Baza Ligjore: Kliko ketu

Objekti: 1.Detyrimin e pales se paditur te shperbleje demin pasuror dhe moral te shkaktuar nga botimi ne menyre te padrejte,nen emrin e tij, dhe duke shkelur te drejten e autorit,te shkrimit me titull ‘Hetimi dhe gjykimi i veprave penale te trafikimit’ ne ‘Manualin per identifikimin ,trajtimin dhe mbrojtjen e viktimave te trasfikimit te qenieve njerezore e botuar nen siglen e qendres se sherbimeve dhe praktikave ligjore te Integruara (konkretisht faqe 66-86) ne shume totale prej 500.000 leke 2.Marrjen e mases se sigurimit perkohshme nga ana e gjykates se konfiskimit te te gjitha kopjeve ne qarkullim te ketij manuali. 3.Agjesimin e fleteve te kopjeve te ‘Manualit per identifikimin,trajtimin dhe mbrojtjen e viktimave te trafikimit te qenieve njerezore’ e botuar ne siglen e ‘qendres se sherbimeve dhe praktikave ligjore te integruara nga faqe 66- 86 me shpenzimet e pales se paditur, Sander Simoni.

Statusi i dosjes: Gjykim

Gjyqtari: Rezarta Mataj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat