Degjeneron debati në Kuvend: Përdhunim, jashtëqitje e qenef

Shqipëria

Degjeneron debati në Kuvend: Përdhunim, jashtëqitje e qenef

Më: 28 maj 2015 Në ora: 22:13

Deputeti Socialist Taulant Balla e cili akuzoi opozitën sot në Parlament se “ia hoqi emrin nga lista kryebashkiakut të Librazhdit vetëm se bashkëpunoi me qeverinë për të sjellë projekte për qytetin”.

Atij iu kundërpërgjigj eputeti i PD Boçi, që e quajti Ballën “qenef deputet”. “Askush nuk duhet të hyjë në gojën tënde. Kot nuk thonë, në lluc me derrin mos u ndesh, se fiton derri. Ka thënë i pari juaj një shprehje qenef politika, por ta dish, ti je qenef deputeti i Kuvendit”. tha Boçi.

Më herët Balla kishte replikuar me Sali Berishën. Ish-kryeministri e akuzoi Ballën për një përdhunim, si bashkëpunëtor në prerjen e paligjshme të pyejeve në Librazhd dhe si korrier i Fatos Gjurës në trafikun e drogës.

Balla u përgjigj duke i thënë Berisësh që të mos e përdorte foltoren e Kuvendit për të nxjerrë jashtëqitjet e tij dhe akuzoi djalin e Berishës se ka gisht te ndërtimi i paligjshëm te diga e liqenit.

Balla i përmendi edhe një kalë Shkëlzen Berishës, që sipas Ballës djali i deputetit demokrat duhet ta çojë në Suedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat